• |
ide | kryesore

Meta sfidon Ramën/ Njëri në terren, tjetri i izoluar (fotot që bëjnë diferencën)

-Instant, Të fundit

Ilir Meta duket se nuk po humbet asnje rast pet ti hedhur benzinë “të pafajshme” debatit nëse Edi Rama është i aftë që për shkaqe shëndetësore të kryeje detyrat e tij si kryeministër. Ai është shfaqur sot në studion e “Open” për tiu përgjigjur pyetjes së Eni Vasili dhe gazetarëve ndërkohë që sot kryeministri ka dhënë intervista të gjata vetëm nga zyra. Edhe në Open dhe Opinion, Rama ka rrefuzuar të shkojë në studio.

Por, kjo lloj qasjeje e ndryshme nuk është vetëm në marëdhëniet me mediat.

Show me video/ Rama largohet nga Surreli, po a e drejton dot emergjencën ?

Të shtunën Ilir Meta shkoi të verifikonte në vend kushtet e karantinës së Durrësit, e cila ndodhet në kovalishencën e ushtrisë në Durrës ndërkohë që Rama shpallte dekrete i izoluar nga shtëpia e tij në Surrel.

Edhe pak ditë më parë, Meta zhvilloi konsultime në zyrën e tin me ministrin e shtetit Arben Ahmetaj ndërkohë që Rama flet vetëm në celular me ministrat dhe prej kohësh nuk është parë live në krah të tyre.

Nisur nga ky izolim i kryeministrit, në vend ka filluar një debat nëse Rama e kryen dot detyrën e tij, për shkak të sëmundjes kronike që ka, e cila e bën shumë më të ekspozuar ndaj Covid 19. Pa thënë asnjë fjalë për këtë çështje presidenti po e bën qëllimisht këtë diferencë duke dëshmuar se si duhet të sillet një kapiten anijeje që rrezikon mbytjen.

©Lapsi.al 

meta ahmetaj 1100x620

7 Comments

  1. Edhe drogen po ja dergon saimir tahiri dhe fatmir xhafaj ne shtepi ,Kurse mero baze ,skender mingjozi ,sokol balla dhe carlo bolino kujdesen per ti bere testin me LLAP MOS ESHTE BERE KAPS EDI RAMA

  2. BOBOOO E KUPTON QE NE SHQIPERI NUK KA NDRYSHUAR GJE, DHE NUK DO NDRYSHOJE ASGJE KU MINISTER FINANCASH BEHET NJERI QE KA BERE KURS ANGLISHTEJE NE JETE. PRA PSE BENI SIKUR PO BENI NDRYSHIM ?!?!?!? PER KETO BYTHQIMLLEQE E LAM ITALINE NE….PTYYYY JU QIFSHA ROPT

  3. Pa u qerru keto morra 30 vjecare sundimtare ketu dhe pa e kuptu ata qe do vijn se ke hajer nga krimi e droga e hajduteria ….. nuk ka hajer ketu per njerezit. Po cuditem me nje gje o njerez. nuk u ngopen me felliqsi keta?! ca jane keta? nuk e kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu