• |
ide | kryesore

Pamje të rënda nga Madridi/ Të sëmurët me Covid-19 shtrirë në korridoret e spitalit (VIDEO)

F1, Planet, Të fundit

Pas Italisë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë është Spanja. Numri i viktimave përditë në vendin iberik është me qindra, njësoj edhe si në Itali. Sistemi shëndetësor është pothuajse në kolaps të plotë, sidomos për mungesë të shtretërve për të pritur pacientët me Covid-19.

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” ka publikuar një video nga brenda një prej spitaleve kryesore të Madridit, kryeqytetit të Spanjës. Sic shihet nga pamjet, gjendja është alarmante. Shumë prej pacientëve të infektuar me Covid-19 janë shtrirë në korridoret e spitalit e të tjerë nëpër stola.

Në rast se edhe Shqipëria do të shkojë drejt një skenari të tillë si ai në Spanjë apo Itali, që nuk e urojmë kurrsesi, ka gjasa që pamje të tilla t’i shohim edhe në spitalet e vendit tonë, të cilat për nga kapacitetet dhe infrastruktura janë në një gjendje të mjerueshme po t’i krahasojmë me vendet e Bashkimit Europian.

Le të shpresojmë se nuk do të shkojmë drejt këtij skenari. Përsërisim thirrjen për të qëndruar brenda, për të larë duart shpesh dhe për të kufizuar kontaktet, sidomos me të moshuarit.

©LAPSI.al

6 Comments

    1. Nuk e gjen gje keta se 80% jane fare (rrace) komunistash..! A i gjeti gje kinezet !?

  1. Nuk e gjen gje keta se 80% jane fare (rrace) komunistash..! A i gjeti gje kinezet !?

    1. Mos se po qe se eshte vertete keshtu i bie te ngelim pa opozite dhe pa lexhenden Sali Rame Berisha komunistin e oreve te para…

  2. Çne neper koridore ne Spanje,Rama eshte kryeminister atje qe eshte ne kete gjendje sistemi shendetesor?!?!Duhet urgjentisht nje Bashe atje ti mesoje qeverise se si te perballoi situaten…

  3. Mos u tallni o njerez se do tju bjere ne koke dhe pastaj do ta shohim si do flisni. Keto pamje jane per ti thirrur mendjes dhe jo per ironi deficentesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu