• |
ide | kryesore

Policia bën namin/ Gjobit 278 shkelës të shtetrrethimit, 2 i arreston

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona në pranga dhe 278 shtetas të gjobitur me 100 mijë leke të vjetra. Ky është bilanci i Policisë në 24 orët që lamë pas në përballje me personat që kanë shkelur shtetrrethimin pa asnjë arsye emergjence. Një prej tyre u arrestua pasi ka dhunuar efektivët e policisë në tentativë për t’u shpëtuar prangave, tjetri pasi u kap duke drejtuar një motor.

Njoftimi 

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht shtetasi A. T., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur pa ndonjë emergjencë apo arsye dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë dhe shtetasi G. M., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.



3 Comments

  1. Shume pak jane me shume shpellkare qe qarkullojne kot per hobi dhe nuk jane qe kryejne pune per shtepi,duhet te behet ajo qe po behet ne spanje,nje pjestare i familjes te dale per te kryer punet e familjes te tjeret te gjithe ne shtepi,se do behemi me keq se lombardia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *