• |
ide | kryesore

Policia njoftim: Kush mund të lëvizë dhe oraret e lejuara

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia ka sqaruar se kush mund të lëvizë në oraret e reja të lejuara, vetëm duke marrë konfirmim.

Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e VETËDEKLARIMIT të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00.


Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore.

NUK lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë.

Pas orës 13:00 NUK lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por JO për të tregëtuar.

NUK lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

6 Comments

    1. S’ka si te jene ushqimoret hapur 24 ore nqs njerezve u kufuzohet levizja deri ne 13.00……
      Kush do te blejne te 24-oreshi, policet dhe ushtaret??

      1. Faleminderit per saktesine .Per ate motiv e shkruajta komentin qe njerezit te lejohen te blejne 24 ore ul radhet ul infektimin. Me Keto masa qe ka mare qeveria infektimi eshte i sigurte

        1. Normal qe eshte i sigurte, keto dit ka qene si per vit te ri dikur neper dyqane. I rre menja njerzit se nuk do semuren 5 – 8, pse part-time punon virusi?

  1. Gjermania, me nje numer prej afro 25 mije te infektuarish dhe gjithesej 74 viktima. Kjo te pakten sipas informacioneve te dites se djele. Nuk ka orar kufizimesh, njerezit nuk ndalohen te dalin ne rruge me kusht qe te mos jene me shume se dy, pervec rasteve kur jane te nje familjeje. Vete Merkel ka thene qe ne nuk do i mbyllim njerezit brenda. Gjobat, nese nuk zbatohen rregullat e mesiperme, arrijne ne 25 mike euro. Dakord, gjermanet jane popull i disiplinuar, ama perhapja e virusit dhe numri i viktimave, nga te te cilet 15 jane nga nje shtepi (azil) te moshuarish ne Wurzburg, duket se i japin te drejte masave te marra nga qeveria qendrore si dhe nga qeverite e 16 landeve. Ne kete situate, asnje rezultat nuk arrihet nese nuk ka nje ndergjegjesim te te gjitheve se rrezikojne jeten e te tjereve, jeten e familjareve dhe jeten e vet. Dalja me orar eshte shume e rrezikshme. Te gjithe mundohen qe te bejne furnizimin me ushqime ne oret e “liridaljes”. Ne nje market ose supermarket, qe eshte ambjent i mbyllur, jane te pakten 4-5 punonjes, plus qe futen te pakten 5 te tjere dhe behen 10 vete ne te njejtin ambjent, mjafton qe nje te jete i infektuar dhe ekziston mundesia teorike qe ne mbremje te jene te infektuar 40-50 persona. Mendoj qe nuk duhet te kete nje orar per te dale dhe per t’u furnizuar me ushqime. Por duhet te kete rregull ne hyrjen ne dyqan. Te hyje vetem nje njeri ne dyqan. Policia te kontrolloje daljet e njerezve ne rruge dhe te gjobise ata qe kane dale “per te marre ajer te paster”. Levizja me makina te jete e kontrolluar, pra nese dikush merr makinen dhe del per qejf, te sanksionohet sipas ligjeve ne fuqi. Sipas te gjitha te dhenave, makina personale nuk ndihmon ne perhapjen e covidit, pavaresisht se se “kokat e medha” ne Shqiperi bejne gjithfare shpikjesh. Natyrisht nuk duhet lejuar levizja nga qyteti ne qytet ose e thene ndryshe nuk duhet ndryshuar vendndodhja deri ne perfundim te emergjences dhe ndergjegjesimi duhet te jete maksimal. Pa panik, pa frike dhe me shume kujdes, do ia dalim te gjithe. Edhe nje keshillevte fundit, mos ia varni shume njerezve qe ju keshillojne nga fejsbuku. Ata perhapin me shume panik se te tjeret. Vetem ndergjegja e gjithesecilit do beje qe situata te kalohet me sukses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu