• |
ide | kryesore

Rama tregon si do vazhdojë lufta kundër koronavirusit, flet për 2 javët e ardhshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama thekson se kjo javë dhe dy të tjerat në vazhdim janë vendimtare për të shmangur një katastrofë humanitare në Shqipëri nga koronavirusi.

“Java që kemi hyrë është e parashikuar. Nuk kemi hedhur fall. Është algoritëm dhe bazuar mbi statistikat e botës. Është javë shumë shumë e vështirë. Por aman është vendimtare së bashku me një apo dy javët e tjera për të mos lejuar që numrat të shkojnë në stratosferë dhe pastaj të jetojmë një katastrofë humanitare dhe kombëtare.” – u shpreh Rama.

Mes të tjerash, në intervitën ekskluzive për televizionin News 24, Rama tha se Shqipëria deri tani është shumë më mirë se shumë vende të tjera sa i përket statistikave dhe kurbës së koronavirusit. Sipas tij, masat por respektohen në mënyrë fantastike, përjashtuar disa raste minimale që duhen eleminuar plotësisht. Në një show nervi, Rama shtoi se kjo është një luftë në kolltuk, nuk është heroizëm.

“Ka një model statistikor që është ndërtuar bazuar në trajtektoren e vendeve pas 20 infektimeve të para. Nëse e shohim, ne jemi shumë më mirë se sa shumë vende të tjera. Pse? Sepse morëm masat më shpejt dhe po i respektojmë ato.

Ka një lloj alarmi, nuk është i pavënd por edhe pak i ekzagjeruar pasi shkeljet që ndodhin dhe parregullsitë na acarojnë por janë minimale me atë që po bën shumica e popullsisë.

Një rast në një treg, apo disa raste ecjesh në rrugë mirë është të eleminohen plotësisht. Por nuk janë një arsye për të thënë se po dështojmë në aplikimin e masave si popull. Po bëjmë diçka fantastike. Dhe duhet të eleminojmë çdo sjellje që të shmangim katastrofën që mos numërojmë mos o zot mijëra. Kjo mund të ndodhë nëse nuk jemi të vetëdijshëm, dhe të kemi humbje minimale.

Edhe një humbje jete është humbje jete por duke ditur dhe duke qenë të vetëdijshëm që nuk i shamngim dot, duhet të jemi të fokusuar që me ndihmën me mbështetjen tonë, me besën tonë në këto luftë. Luftë në kolltuk dreqi e mori, luftë në kolltuk. Llogjika e thjeshtë është ulu rri në kolltuk. Kjo nuk është një sakrificë e madhe. Kjo nuk është heroizëm që të rrish në shtëpi.”- u shpreh Rama. ©Lapsi.al 



12 Comments

  1. Una jam nje nga ata qe sa te marr fryme kete nuk do votoj kurre , po ama ktu ka te drejte , kur u nbyllen gjithe metropolet e botes , neve nuk mund te na rrije bytha ne shpi , hapni syte o njerez se e kemi ne ne dore

    1. Kush u mbyll mor Gjermania, Japonia, Korea, Izraeli apo Honk Kongu qe eshte dhe ne kufi me Kinen? Asnje nga keto nuk eshte mbyll dhe sa per info kto jane shtetet me te zhvilluara te botes.

    2. Edhe unë të njëjtën mendimë kamë të largojmë sa më shumë kontaktetë që të dalimë me sa më pakë humbje nga kjo kolerë e vitit 20

  2. Problemi eshte se ky nuk po mundohet te sensibilizoje njerezit, por do qe t’i trembe nepermjet frikes se tij. Do qe te induktoje frike se pasi e ka lene shendetesine ne dite te hallit, e di qe do i duhet te kerkoje ndihme nga kjo mjekesi po te kete nevoje. Ne kete rast as check upi dhe as koncesioni i sterilizimit, nuk e ndihmojne dot

  3. Opo futi brenda me dajak se keshtu eshte mesuar ky milet,ne jemi edhe dhì e zgjebosur edhe bishtin perpjete….

  4. Po pjesa ekonomike!. Si do paguhen afatgjate njerezit qe punojne ne biznesin privat?!!!
    Po ata qe nuk kane nje pune te rregullt, si do mbijetojne?!

  5. ky e mbylli i dyti pas kines. me 19 te infektuar. njerezia andej punojn. wuhani me kufizim po ama kane filluar punen. po dalin. dhe bile kane mbaruar dhe dizinfektimin . po te behej merak ky dhe ata para ketij per njerezit nuk do benin cfare monstruozitetesh kane bere. ndaj kujdes kur flisni per keta mostra. keta te gjith nuk kane bere asgje asgje asgje per kete vend vec shkatrim vjedhje krime dhe shpopullim.keta eshte turp ti quash njerez.

  6. Keta nuk kane dizifektante per te dizifektuar duart jo me rruget ,trotuaret ,lokale apo vendet e punes ku punojne .Nje dizifektant duarsh nga 150 lek te rinj qe ishte me prepare sot ne farmaci ishte 400 lek.Kurse neper markete kane nisur te shesin maska pelure qe ato per mendimin tim nuk jane-sterile-po te bera nga rrobaqepes te filet abuzojne duke I derguar neper marketer ushqimore ku shiten me 2500 lek te vjeter nje cope .Turp Keto te hype ne masat shternguese te ketij psiko skizofreni ,ku njerez te pa pergjegjshem abuzojne per te perfituar ne dicka qe nuk eshte edhe ne kushtet e higjenes te shendetit te njerzeve.

  7. Keta nuk kane dizifektante per te dizifektuar duart jo me rruget ,trotuaret ,lokale apo vendet e punes ku punojne .Nje dizifektant duarsh nga 150 lek te rinj qe ishte me perpara sot ne farmaci ishte 400 lek.Kurse neper markete kane nisur te shesin maska pelure qe ato per mendimin tim nuk jane-sterile-po te bera nga rrobaqepes te cilet abuzojne duke I derguar neper marketet ushqimore ku shiten me 2500 lek te vjeter nje cope .Turp Keto te hype ne masat shternguese te ketij psiko skizofreni ,ku njerez te pa pergjegjshem abuzojne per te perfituar ne dicka qe nuk eshte edhe ne kushtet e higjenes te shendetit te njerzeve.

  8. Vec mjeksise e ekonomis edhe ajo me e thjeshta gje qe me ben pershtypje kur rradhave i bashkohen police ne grup? Dhe bile edhe preken me apo afrohen me njerezit sikur te jen imun . Se di ca qellimi ka kjo « stratégjia »

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *