• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, Rama paralajmëron masa të tjera shtrënguese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për News24 ka thënë se Shqipëria deri tani është shumë më mirë se shumë vende të tjera sa i përket statistikave dhe kurbës së koronavirusit. Ai ka thënë se masat por respektohen në mënyrë fantastike nga shumica e popullsisë përjashtuar disa raste minimale që duhen eleminuar plotësisht.

Po ashtu kryeministri në nerva e sipër ka theksuar se kjo është një luftë në kolltuk, dhe madje nuk është heroizëm sepse është një detyrë themelore për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

“Java që kemi hyrë është e parashikuar. Nuk kemi hedhur fall. Është algoritëm dhe bazuar mbi statistikat e botës. Është javë shumë shumë e vështirë. Por aman është vendimtare së bashku me një apo dy javët e tjera për të mos lejuar që numrat të shkojnë në stratosferë dhe pastaj të jetojmë një katastrofë humanitare dhe kombëtare“.

Rama paralajmëroi gjithashtu se qeveria mund të marrë të tjera masa shtrënguese.

A ka dhënë rezultat karantina 2- javore?

Ka një model statistikor që është ndërtuar bazuar në trajtektoren e vendeve pas 20 infektimeve të para. Nëse e shohim, ne jemi shumë më mirë se sa shumë vende të tjera. Pse? Sepse morëm masat më shpejt dhe po i respektojmë ato.

Ka një lloj alarmi, nuk është i pavënd por edhe pak i ekzagjeruar pasi shkeljet që ndodhin dhe parregullsitë na acarojnë por janë minimale me atë që po bën shumica e popullsisë. Një rast në një treg, apo disa raste ecjesh në rrugë mirë është të eleminohen plotësisht. Por nuk janë një arsye për të thënë se po dështojmë në aplikimin e masave si popull. Po bëjmë diçka fantastike.

Dhe duhet të eleminojmë çdo sjellje që të shmangim katastrofën që mos numërojmë mos o zot mijëra. Kjo mund të ndodhë nëse nuk jemi të vetëdijshëm, dhe të kemi humbje minimal.e Edhe një humbje jete është humbje jete por duke ditur dhe duke qenë të vetëdijshëm që nuk i shamngim dot, duhet të jemi të fokusuar që me ndihmën me mbështetjen tonë, me besën tonë në këto luftë. Luftë në kolltuk dreqi e mori, luftë në kolltuk. Llogjika e thjeshtë është ulu rri në kolltuk. Kjo nuk është një sakrificë e madhe. Kjo nuk është heroizëm që të rrish në shtëpi.

Pasi vendi doli sot nga një izolim 2 ditor, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijohet me fashën e fundit të orarit që u vendos nga qeveria. Rama tha se fasha e orarit që do të vijojë të jetë në fuqi është ora 05:00 e mëngjesit me orën 13:00. Ai theksoi se 8 orë janë të mjaftueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë të vijojnë aktivitetet e tyre, duke u furnizuar me ushqime, apo dhe duke kryer punë me rëndësi.

“Unë nuk e di ku i keni pasur dyndjet. Ne i kemi monitoruar. I kam të dokumentuara në shumicën dërrmuese. Rastet kanë qenë. Por jo shumë. Sot janë marrë realisht masat më tepër seriozitet. Kishin orarin e zakonshëm dhe të gjithë ankoheshin se kishte shumë njerëz në rrugë dhe shumë në dyqane. Vumë dy fasha orarit. Dhe tani kemi arritur në këtë fashë orari. 8 orë për të blere qepë, domate, ilaçe. Apo kush ka nevojë për të bërë kontakte me bankën.

Janë shumë. Shumë kush nuk do ta kuptojë se është koha për tu zgjuar dhe në 5 ose në 6, dhe jo të shkojnë në orën 12 atje ku duhet të marrin shërbimin përkatës. Nëse bomba do ishte reale, dhe plasën e bombave do ishin reale dhe avionit mbi kokë do të ishin reale, sdo ishte duke diskutuar njeri se orarin e donte më ndryshe. Do dilte nga shtëpia mundësisht 1 herë në javë,. Duke qenë se nuk janë këto vizuale, dhe armiku është i padukshëm, mobilizimi është i vështirë. 99.9 % e popullit po zbatojnë masat”, tha Rama.



9 Comments

  1. mania e protagonizmit te ketij tipi bashke me mllefin dhe inatin e brendshem eshte perhap te të gjithe, e shoh edhe ne pune. çe do qe ja mbron shpatullat BE se ata jane me keq akoma.

  2. ca ti thush ketij. shqiptar hesapi. nuk di cfar kane shqiptaret ne vend te trurit nuk di. se zemer jo e jo.. ky idjot do na ler pa buk se per te drejta sbehet fjale. po ne vet pasi i bejme diktator i kendojm dhe kenge. e zencin haqet e fukarenjve.

  3. “Armiku, mobolizimi, Populli…”
    Ia ke kaluar babes shpirteror, Enverit!
    Ehhh….. te rronte e te shihte Shoku Kristaq!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *