Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së negociatave për Shqipërinë e cila duhet të plotësojë një mori me kushte. Përpos tyre nuk është parcaktuar asnjë datë se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare dhe në ndryshim nga Maqedonia shqipëria është mbushur me kufizime pas se të mbërrijë deri tek kjo etapë. Ja cilat janë ato…
Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.
Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.
Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.
Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:
Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.
Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.
Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:
Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
Proces të prekshëm në reformën administrative.
Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjithashtu qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.
Fitoŕe madhe do haaappeeñ per 5 vjet
PER SHKAK SE EDI RAMA NXJERR DIAHORREA NGA GOJA EDHR£ 140 milion EURO NGA GJEPI I SHQIPTAREVE, IMAGJINO SE SA DO TE NDIHMONTE MINITORET OSE PERNSIONISTET ME ATO LEKE
O SHQIPETARE .E SIGURTE QE NQS EUROPA E BASHKUAR DO JETE DHE ME 2030.
VEC 15 PIKAVE MJAFT TE NXEHTA
DO SHTOHET PIKA E LIKUJDIMIT 140.OOO EURO TE BECCHETIT.
Na kanë copëtuar, masakruar e vjedhur për mijëra vjet më shumë se jevgjitët që vinin nga Lindja…tani janë te tallja e karit
NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!