• |
ide | kryesore

Brazili gjen zgjidhje: stadiumi i San Paolo transformohet në spital

Sport



Edhe Brazili po bëhet gati të përballojë emergjencën koronavirus. Stadiumi Pacaembu i San Paolo, deri në 2014 shtëpia e Corinthians, do të shndërrohet në një spital fushe, që do të arrijë të mirëpresë deri në 200 pacientë të infektuar nga Covid-19. Kanë nisur që tani punimet për ndërtimin e strukturave në brendësi të impiantit, i zgjedhur nga autoritetet për pozicionin e tij strategjik: ndodhet në fakt pranë spitaleve kryesorë të metropolit, që me 12,1 milionë banorë është një nga më të populluarat në hemisferën jugore.

Spitali duhet të jetë gati në harkun e 10 ditëve, me qeverinë kombëtare që pret për në fund të prillit pikun e epidemisë. Pacaembu (zyrtarisht i njohur si Estadio Municipal Paulo Machado de Carvalho) ka 40.000 vende, është ndërtuar në 1940 e pas transferimit të Corinthians në impiantin Arena Corinthians ka vazhduar të mirëpresë ndeshje si të Kampionatit Paulist ashtu dhe të Brasilerao, kompeticione të ndaluara prej tashmë një jave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *