• |
ide | kryesore

Eksperti britanik: Si një person i prekur arrin të infektojë 89 mijë të tjerë me covid-19

F1, Planet

Një ekspert i kujdesit intensiv, Profesor Hugh Montgomery, ka shpjeguar se si Covid-19 është një sëmundje shumë më infektuese, se gripi i zakonshëm dhe se një person i vetëm, mund të infektojë 59 mijë të tjerë në një kohë të shkurtër.

Profesori i bëri këto deklarata në programin “Dispatches” në Channel4.

“Gripi normal, nëse unë përshembull e kam atë, do të infektoj mesatarisht 1.3 ose 1.4 persona. Nëse këta persona ja kalonin dikujt tjetër, kjo do të ishte hera e dytë që gripi transmetohet. Kur kjo të ndodhë dhjetë herë, unë do të jem përgjegjës për infektimin e 14 personave.

Ndërsa, ky koronavirus, është shumë shumë infektues dhe çdo person e kalon tek tre persona. Edhe pse nuk duket ndonjë diferencë e madhe, nëse këta tre e kalojnë tek tre të tjerë dhe kjo ndodh dhjetë herë, unë do të isha përgjegjës për infektimin e 59 mijë personave“, tha Montgomery për programin televiziv.

Për këtë arsye që citon Montgomery, çdo sistem shëndetësor në botë, sado i përparuar të jetë, do të vihej në presion të jashtëzakonshëm dhe eventualisht, nuk do të kishte kapacitet për të përballuar numrin e madh të infektimeve.

Ndaj e vetmja mënyrë për të evituar kolapsin e sistemeve shëndetësore dhe për të shpëtuar jetë, është distancimi social dhe karantinimi në shkallë të gjerë.

Masa radikale për mbylljen e bizneseve dhe izolimin e qytetarëve, janë adoptuar nga qeveritë në mbarë botën, në përpjekje për të ndalur përhapjen e Covid-19 dhe për të lehtësuar sistemet shëndetësore.

Deri në këto momente 17,259 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në mbarë botën dhe 398,795 persona janë infektuar. /TPZ.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu