• |
ide | kryesore

Gjesti special i Mourinho: shpërndan ushqime në ndihmë të të moshuarve

Sport, Video



Jose Mourinho nuk humb kohë të tregojë se është special. E tillë ka qenë vizita që ka befasuar disa të moshuar në zonën e veriut të Londrës. José Mourinho ka zbritur në fushë në krah të shoqatës Age UK për të shpërndarë ndihma të nevojshme për personat e mbyllur në shtëpi për shkak të emergjencës koronavirus. Një ndihmë e vogël për ata që janë të detyruar të qendrojnë në shtëpitë e tyre të paktën për tre javët e ardhshme, duke ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore britanike. Një gjest që ka bërë menjëherë xhiron e botës, duke marrë duartrokitjet e të gjithë tifozëve, të Tottenham e jo vetëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *