• |
ide | kryesore

Harrojeni koronën, në Kinë shfaqet një tjetër virus i rrezikshëm, shënohet viktima e parë

Planet, Të fundit

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit po ngadalësohet në Kinë, një person ka vdekur në vend nga hantavirusi, një tjetër sëmundje infektive që është shfaqur së fundmi.

Kështu raportojnë media kineze të martën. “The Global Times” shkruan se një person nga provinca Yunnan ndërroi jetë pasi ishte prekur nga ky virus.


“Një person nga Provinca Yunnan vdiq ndërsa po shkonte në Provincën Shandong për të punuar, në një autobus, të hënën”, thuhet në shkrim.

Media kineze shton se 32 pasagjerët që ndodheshin në autobus i janë nënshtruar testeve ndaj këtij virusi të ri. Rezultati i tyre nuk është dhënë ende.

Sëmundja virale u raportua për herë të parë në Sh.B.A në 1993. Ajo u transmetohet njerëzve nga brejtësit, si për shembull, minjtë.

Asnjë transmetim nga njeriu tek njeriu i këtij virusi nuk është gjetur përveç Argjentinës që në 1996 sugjeroi që “llojet e hantavirusëve në Amerikën e Jugut mund të jenë të transmetueshme nga një person në tjetrin”, sipas qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur bota po lufton me koronavirusin, i njohur gjithashtu si COVID-19.

COVID-19 ka vrarë më shumë se 17,000 persona në 169 vende deri më tani.

Për dallim nga koronavirusi, simptomat e të cilit përfshijnë kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje, hantavirusi në trup shkakton lodhje dhe dhimbje të muskujve, si dhe dhimbje koke.

7 Comments

  1. Ne shqiptaret jemi te imunizuar me komunavirus. S’na gjen gje se jemi komuniste e bij komunistesh.
    Se shpejti do te festojme fitoren e celjes se negociatave me imperialistet dhe revizionistet

  2. E gjithe Kina duhet futur ne karantine derisa te ndryshoj regjim. Keta thone i pari per te njemijetin. Nese trasmetohet nder njerez eshte duke brejtur europiane tani, se dhe koronavirusi ne itali hyri perpara se ta deklaronte Kina.

  3. boll me lajme sensacionale se na cate karin pidhropsha. e dini ju sa viruse te reja dalin dhe vdes te pakten nje ne bote? jo nuk e dini! jane shume, por kjo sdo te thote qe ta nxirrni ne lajme !!! pidhropsha medie…gati gati me beni ti jap te drejte Ed-karit!!!

    1. E keshtu u tha dhe per koronen, tani nuk kemi kohe as te numerojme te vdekurit. Ja fut pordhes se viruset njihet ne mase shume, shume te madhe. Kur dalin te rinje ssiidimos andej nga China normal qe do trembesh.

  4. Mos ja fusni kot! Virusi huhet Hantavirus dhe nuk eshte i ri por i zbuluar qe ne 2014. Emri eshte HPS dhe nuk kalon nga njeri tek njeriu por infeksioni behet vetem kur njeriu ka kontakt me fecet dhe urinen e miut. Kujdes nga alarmet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu