• |
ide | kryesore

Juventus nën akuzë, tamponi i Rugani para ndeshjes me Inter: bardhezinjtë ‘korigjojnë’ datën me tre ditë

Sport



Kur është bërë tamponi për të verifikuar gjendjen shëndetësore të Daniele Rugani? Për të bërë qartësi mbi deklaratat e bëra nga mikesha e lojtarit Michela Persico, që gjatë një interviste për portalin tpi.it kishte folur për kontrolle të bëra në mëngjesin e 8 marsit, ditën e ndeshjes me Inter, ka reaguar menjëherë Juventus duke bërë të ditur se testi nga ku rezultoi pozitiv lojtari është bërë në 11 mars me rezultatin që u konfirmua brenda të njëjtës ditë. Prej aty erdhi vendimi i menjëhershëm për të vendosur në karantinë lojtarin, duke i izoluar të gjithë ata që ishin në kontakt me mbrojtësin, duke proceduar më pas me një analizë të përgjithshme nga ku kanë rezultuar pozitivë edhe Matuidi e Dybala.

Një saktësim i nevojshëm ai i Juventus, pas deklaratave të Persico, që ishte shprehur se kontrolli ishte bërë mëngjesin e ndeshjes me Inter: “Daniele sapo ishte kthyer në shtëpi nga stërvitja – janë fjalët e saj për portalin tpi.it – e ndihej jo mirë, me pak temperaturë, asgjë më shumë, por për siguri vendosi ta kalojë natën në Continassa, qendra teknike e Juventus. Për një ndjenjë përgjegjësie, lajmëroi edhe skuadrën se do ta kalonte natën aty, ku cdo lojtar ka dhomën e tij në dispozicion gjithë vitin. Kështu lindi dyshimi. Pavarësisht se mengjesin tjetër ndihej më mirë, me aprovimin e shoqërisë, u vendos të bëhej tamponi për COVID-19. Testi u bë në Continassa, në J-Medical e 24 orë më pas erdhi rezultati … Daniele e bëri tamponin të dielën në 8 mars, e rezultati mbërriti në 9. E nga ajo ditë nuk e kam parë“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *