• |
ide | kryesore

Hipokrizi në kohë koronavirusi për hapjen e negociatave

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Vendimmarrja e 27 vendeve të BE që po çon drejt finalizimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, po pritet në vend me përmbajtjen e natyrshme që imponon kriza e koronavirusit. Ajo po tenton t’u “dhurohet” qytetarëve të etur për pak pozitivitet, jo me të gjitha faqet e saj të vërteta. Kështu kryeministtri Rama theksoi se “Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj në mes të një luftë botërore”.

Presidenti Meta përshëndeti vendimin “që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë”. Kreu i opozitës Basha theksoi se “Vendet anëtare të BE-së mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ndërsa më entuziaste së të tjerët, Monika Kryemadhi, e cilësoi si “një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët“.

Në fakt, po të mos ishim nën efektin e pandemsë dhe kompleksit për të mos ulur moralin, situata do të paraqitej krejt ndryshe.

“Po” ja që po marrim këto ditë nga Këshilli Europian i ngjan më tepër një fshikullimi. Ajo është ku e ku më e rëndë edhe sesa refuzimi për hapjen e negociatave që na u bë në 2018. Dhe kjo për disa arsye.

Lexo më tej:

Ekskluzive/ Një “PO” në formë shuplake. Zbulohet dokumenti i vendeve të BE për Shqipërinë

Së pari sepse me vendimin e fundit të këshillit të ministrave të vendeve të BE, u vu një ndarje e qartë mes nesh dhe Maqedonisë, e cila e mori miratimin pa asnjë kusht.

Së dyti sepse pavarësisht nga lobimi i qeverisë shqiptare, ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, që është realisht momenti i formalizimit të hapjes së negocitave.

Ndërsa në 2018 ne na u vu një afat, fundi i dhjetorit 2019, gjë që e bëri kryeministrtin të bërtiste “e kemi marrë datën”, tani edhe kjo dhuratë na është hequr.

Madje gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur kushtet e Bundestagut gjerman na u dukën si një shpullë e fortë në fytyrën e regjimit monist shqiptar.

Në harkun e gjashtë muajve, atyre kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothjuajse  i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, po të rilexohen 9 pikat e parlamentit gjerman, ato ndaheshin në dy faza.

Në të parën, duhej përfunduar vetëm reforma zgjedhore dhe duheshin ngritur dy gjykatat supreme, që Tirana dhe Brukseli të uleshin në tryezën e parë ndërqeveritare, pra në fillimin e procesit negociues. Sot kjo logjikë është rrëzuar. Pas vendimit të tanishëm, që kjo të ndodhë, duhet që në dokumentin e kuadrit negociues të gjejë pasqyrim plotësimi i këtyre 15 kushteve.

BE e bombardon Tiranën me kushte. Ja cilat janë ato…

Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, konferenca e parë ndërqeveritare mes Podgoricës dhe Brukselit i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së, ndërsa ne mund të na zgjasë edhe përtej zgjedhjeve të ardhshme, gjithnjë nëse ato zhvillohen në mënyrë korrekte.

Pra i gjithë ky kalvar, shërben për të na dëshmuar, se në sytë e qeverive të BE-së, gjendja në Shqipëri është jo vetëm më keq sesa ato e shihnin në vitin 2018, por akoma edhe më rëndë sesa skanimi që i bëri Bundestagu në shtator 2019.

Shkurt, mund të thuhet se “Po” më të hidhur sesa kjo as mund ta kishim imagjinuar.

Por, këtë lajm të keq askush nuk po e raporton si duhet. Jemi në kohë koronavirusi dhe morali duhet mbajtur lart, qoftë edhe me çmimin e hipokrizisë.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Na kanë copëtuar, masakruar e vjedhur për mijëra vjet më shumë se jevgjitët që vinin nga Lindja…tani janë te tallja e karit
    NUK E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EVROPA!
    SHQIPËRIA SHQIPTARËVE – VDEKJE TRADHËTARËVE

  2. Po nese vllau i vllahut thote gjera te verteta sic eshte moscaktimi i dates, shtimi i kushteve dhe vendosja e te gjithave ne nje pakete dhe jo ne dy faza sic ishte me perpara atehere pse duhet jetuar ne enderr se kete nuk e kuptoj? Per t’i ber qejfin mavive dhe Edit?

    Gjerat thuhen ashtu sic jane jo sic propaganda e do

  3. O Bushat, po lere miletin te genjehen gjynahqaret, se jane gjynah.
    Madje tani pas ketyre lajmeve te mira po presim edhe lajmin tjeter se kur do te hamë me lugë floriri, si ne 1945-en!
    Leri komunistet dhe injorantet te gezojne, edhe pse sheh hipokrizi!

    Hipokrizia sot eshte NJË TAS PÊRSHESH ME SHURRÊ KALI, POR KALË RRACE AMA!!!

    1. O Bledi, te kane thene qe nje dite do te te japin nje luge dhe ti thua kam ngrene dhe jam ngopur. Kjo eshte nje nga menyrat per ta shpjeguat kete “hapje negociatash” qe morem sot

  4. SHUME ANALIZE RACIONAL DHE E VERTET,ME ATO KUSHTE NUK I KISHIN AS PARA 10 VJETEVE JO TANI ,POR ME BEFASOJN ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA KUR THON -U HAPEN NEGOCIATAT ,BILES EDHE AMBASADORI EUROPIAN DHE ANBASADORJA E USA ,HIPOKRIZI ME TE MADHE NUK KAM DEGJUAR KURR,BILES HASHIM THAQI E BERI HERO EDI RAMEN -PREMTIME FALCO NUK KEMI NEVOJE FARE

  5. Sado te perpiqesh ta nxish fakti mbetet qe sot u hap procesi dhe per ne o and sumshpumi. U hap daku u hap. Ik qaj nga inoti tani o bythqir lulishtesh

    1. Cili proces u hap ore bythec rilindidjot? Sot u pranua qe Shqiperise do i hapen negociatat, pra do fillojne perafrimin ligjor pasi te plotesoje 15 kushte. Do e denoje frikacaku kryeminister vjedhjen e votave? Do denohet ndonje politikan i larte, pra do kete bythe te merret me Tahirin se aty e kane vene theksin gjermanet? Nese po do shkoje atje ku nuk thuhet. Nese jo, negociatat nuk hapen. Maqedonise se Veriut nuk iu vu asnje kusht. E vetmja ane pozitive e kesaj “hapje” negociatash eshte se Shqiperia nuk do lejohet me te shkoje nga Lindja. Pra nuk eshte thjesht nje hipokrizi, por gjeopolitike per interesat e tyre qe ne kete rast konvergojne me tonat

  6. Gjeniu foli.
    S’ka rrugdalje. Autori eshte i bindur se eshte Da vinci. Flet me kompetence e pathos.pa levizur qerpiket . Por me tingull aut.nga coronavirus te mbathjet e armines. Driblon nga futbolli te teorit e Adam smith.kurajoz!? Kisha ca pytje per tekniken e nureyevit.. i dergoj nje email Bushatit.????

  7. Edhe ne NATO kur na futen na moren zvarre sepse antehere edhe sot Ne NUK plotesojme asnje kusht.
    Vetem nje kusht themelor qe e kemi ne gjak plotesojme,tradhetine dhe mos mirenjohjen.

  8. tall karin gjermania dhe evorpa, zevendesojne njerzit sipas interesit te tyre. dhe me pas flasin epr demokraci.

    1. njelloje si rama kur erdhi ne pushtet. keta jane sorosian te gjithe koke e kembe dhe jane inatcinj si rama. O MILITANT SHQIPTAR PA IKUR MERKELI, VON DER LEYEN VERHOFSTADT ETJ ETJ NJE MUT DO NDRYSHOJE, po ben te njejten loje si rama dhe po e shet si modeli i vetem politik. nenshtro dhe ec para. vetem shikoni salen dhe bashen, se ai tjeteri eshte nga te fry era. a e kuptoni qe ska per tu kap ndonje peshk i madh….do perfundoje si me Bechettin, do behet ujdi ne kurrizin e pjese se percare.

      O militant evropa nuk eshte kjo qe po ja u shet merkeli soros & co. ata i kane qire motren evropes dhe tani po mundohen tja hedhin. jane thjeshte autokrat qe hiqen si babaxhan. ka rrespektuar ndonje te drejte rama deri tani ? jo ….vetem teka personale.

      Ju kane kthyer ne mosmirnjohes o kara. Merkeli kaloi njehere nga Rama me pas nga Basha. kesaj i thoni demokraci ju ?

  9. Kto komentat duhen patjeter filtruar per fjalorin. Opinionet nga te dyja anet jane te mirepritura dhe forcojne krijimin e nje mendimi te qarte, te plote e me te sakte. Por lejimi i nje tufe gomeresh qe se fundmi kane gjetur internetin te vijne e te shkruajne banalitete nevojtoresh nuk duhet lejuar.
    Ju lutem respektoni debatin ne nje nivel qytetar!

  10. O Bushat,sipas teje me mire nje po me kushte apo nje jo oa kushte?!A dhe diçka tjeter,me revolucionin ça u bè,a je akoma per rrembim armesh dhe lufte civile apo ke ndryshuar mendje?!Te fala Shullakut,Lubonjes,Çim Pekes,Zhejit dhe te gjithe revolucionareve te jere qe sot ju ka shkuar koka te bytha nga marazi…

  11. Hipokrizia ka dhe dyfytyrësinë,
    Ka brënda turpin dhe dredhinë,
    U mësuam me hile e dredhi,
    Ky është shembulli i nënës parti.

    Asgjë e vërtetë more të shkretë,
    Është dhe mbetet FAKE ( Fejkë)
    Pa qënë shtatzënë, pa pjedhur fare,
    Thonë lindi djalë, aspak s’kanë marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *