• |
ide | kryesore

Ministrat e BE-së thonë ‘Po’ për negociatat

Arkiva, Lajme, Të fundit

Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi në një video-konferencë të zhvilluar sot që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Lajmin e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, përmes Twitter-it, i cili e cilëson këtë vendim të BE si një lajm të mirë në këto kohë të zymta të COVID-19.


“Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit”, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.

Gjithashtu komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një reagim në twitter ka konfirmuar faktin se sot vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshje opër hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky gjithashtu shkon si një mesazh me zë të lartë dhe të qartë për #ËesternBalkans: e ardhmja juaj është në BE”.

6 Comments

  1. O Zot i madh cfare lajmi! Q*huni ne by th me gjithe Europe se tani qe s’do ju ngelet kush te beje punet qe kane rrezik te infektojne nga korona virus doni shqiptaret per kavie! Meqe ra fjala di gje Europa nqse do jete me ne kembe apo do shuhet nga ky virus?

  2. Fatmirsisht s’po permenden kushtet!Uroj qe ti harrojne!
    Marrim 5+,dhe e kalojme klasen.

  3. pra nuk perben problem gjithe ky korrupsion ? dhe tani presin qe korrupsionin ta zgjidhin te korruptuarit ? demokracia e bashkimit evropian foks

  4. Te gjithe shpellkaret te mbeshtetur nga lakuriqet e salihut te lapsi duhet ta dine qe rama i bleu dhe keta 27 ministra por kete rradhe dhe lulzimja pagoje dicka,stalin zigur neri miri korona juri te gjithe bashke ktheheni dhimbjen ne feste orgjije te bodrumet e shqupit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu