• |
ide | kryesore

Në Kosovë kërkohet rrëzimi i Albin Kurtit, ShBA, BE dhe Britania: “Ruani institucionet merruni me Covid 19”

Të fundit



Kur politika e Kosovës është në kaos të plotë, kur presidentiu Thaçi bën thirrje që mos respektohen masat e shtetrrethimit të vendosura nga qeveria dhe kur parneri i koalicionit LDK, ka paraqitur mocion për rrëzimin e Albin Kurtit, BE, SHBA, dhe Britania, bëjnë thirrje për fokusim tek pandemia dhe lënjen mënjëanë të sherreve politike.

“ I bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku, (në respektim të plotë të kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucional, por për unitet politik”, thuhet në një reagim të Bashkimit Europian.

Pak para tij, Shtetet e QUINT-it, përmes ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.’

 

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. QFAR SURRATI KA KY ISA MUSTAFA,KY LEGEN ISHTE MIRE TE FUTEJ NJE KOFIN ME RRAHMON MORINEN NE ATE KOHE,KY ESHTE NJE ZAGAR I HASHIM THAQIT TANI

  2. Isa Mustafa është më i rrezikshëm se virusi. Ai është gati të rrezikojë jetën e tërë popullit për të marrë karrigen.

  3. O Mustaf komunisti i llojit titist! Qe te mos mbese hatri dhe komunistet e llojit Enverist ma mut se ty jane! Amerika foli e ti si “filoamerikani” me i madh ne Kosove do te duhet tja mbash ison!! Mos na zhgenje Ise! Megjithse ju komunistave nuk ben me ju a kthy shpinen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *