• |
ide | kryesore

Në qendrën më të prekur nga virusi del lojtari i parë pozitiv: Gjimshiti edhe tre ditë në karantinë

Sport



Rasti i parë pozitiv me koronavirus tek Atalanta. E të mendosh se Bergamo është qendra më e prekur nga infektimi, por sic duket lojtarët që kanë luajtur edhe sfidën e dyfishtë me Valencia në Champions League janë treguar të kujdesshëm. Pas testeve të kryera, portieri Marco Sportiello është ai që ka rezultuar pozitiv: “Informohet që autoritetet shëndetësore lokale kanë komunikuar për Klubin pozitiviteti me Covid-19 i futbollistit Marco Sportiello – lexohet në komunikatën zyrtare të klubit bergamask – Marco aktualisht është pa simptoma. Karantina parandaluese, të cilës i ishte nënshtruar Marco e të gjithë të teseruarit e tjerë të skuadrës së parë, do të përfundojë në datën 27-03-2020”.

Kështu, të paktën për momentin, cdo gjë shkon mirë për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi vazhdon të jetë në karantinë edhe për tre ditë, përpara se të vazhdojë vetë-izolimin si pjesa tjetër e popullsisë. Atalanta u fut në karantinë, pasi një nga lojtarët e Valencia, Ezequiel Garay, titullar në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions, kundër bergamaskëve, rezultoi pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *