• |
ide | kryesore

Analiza/ “Perëndimi mban në këmbë narko-shtetin në Shqipëri”

Kryesore, Lajme

“Është mit që Shqipëria po lëviz drejt demokracisë perëndimore. Viktimë e këtij miti janë shqiptarët”, – thotë Fatos Lubonja, publicist dhe ish-i burgosur politik në Shqipëri.

Nga Fatos Fubonja, botuar në De Volkskrant*


Në pranverë të 2019 partitë opozitare braktisën parlamentin. Bashkëpunimi i krimit të organizuar me Partinë Socialiste në pushtet në zgjedhje ishte tejet i dukshëm. Ato nuk donin të ishin më fasada demokratike e një narko-shteti. Gazeta “The Independent” e quajti Shqipërinë Kolumbia e Europës. Protestat dhe mosbindja civile do duhej ti alarmonin opinion publik në vend si edhe politikanët perëndimorë. Por Bruksesi paragjykoi opozitën dhe vazhdoi mbështetjen e qartë për qeverinë.

Argumenti më i rëndësishëm: ju keni bërë progres drejt standardeve tona, ndaj nuk duhet ta braktisni parlamentin. Dhe tani edhe Holanda është dakord që BE të nisë procedurat e pranimit për Shqipërinë.
Por pse kjo mbështetje për një qeveri të korruptuar dhe autoritare, e cila gjithmonë e më shumë bashkëpunon me krimin e organizuar? Sepse Bashkimi Europian dhe SHBA preferojnë “stabilokracinë” mbi demokracinë dhe mbi rrezikun e rritjes së influencës turke dhe ruse në rajon. Për Amerikën është e rëndësishme që Shqipëria pranoi të mbajë grupin e muxhahedinëve iranianë si refugjatë. Por arsyeja e vërtetë e kësaj mbështetje është diku tjetër.

Tranzicioni i vendeve ish-komuniste drejt modelit perëndimor të demokracisë është bazuar në dy paradigma: “fundi i historisë” nga Fukujama dhe “vende të shkatërruara” nga Huntingon. Elitat perëndimore të vendeve të Lindjes duhej ti udhëhiqnin njerëzit e tyre (në kundërshtim me mentalitetin lindor të këtyre popujve të quajtur me të drejtë “vende të shkatërruara” nga Huntington) drejt “Tokës së Premtuar” të cilën Perëndimi vete e kishte arritur tashmë (Fukujama). I ashtuquajturi “tranzicion” në të vërtetë do të bënte të mundur ekspansionin e Perëndimit sipas këtij modeli i cili më pas do të pushtonte gjithë botën.

Udhërrëfyes për popullin

Elitat politike perëndimore do ti supervizonin vendet e Europës Lindore në këtë tranzicion 30-vjeçar. Elitat lindore – një legjitimim i pushtetit të tyre – do shërbenin si udhërrëfyese për popullin. Ato bënin garë se kush i zbatonte standardet perëndimore më mirë. Disa vende janë sot anëtare në BE; Ballkani Perëndimor, ojesa e fundit e këtij karvani, do zhvillohej më me vështirësi.

Me Trump, Brexit dhe lëvizjet drejt sovranitetit në vendet e BE-së, Perëndimi nuk është në fakt “Toka e Premtuar”. Zhvillime autoritare në Hungari dhe Poloni, dhe me Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në paradhomë: e ardhmja është e zbehtë.

Ekonomia shqiptare ka qenë gjithmonë e dobët, informale dhe e kriminalizuar – dhe vitet e fundit ajo financohet gjithmonë dhe më shumë nga krimi i organizuar. Shpërthimi i ndërtimeve masive në Tiranë nuk është gjë tjetër veçse pastrim parash i krimit të organizuar shqiptar në Europë. Politika shqiptare gjithmonë e më shumë i ka promovuar këto interesa. trafikantët dhe vrasësit janë futur në parlament. Që ata u bënë edhe kryetarë bashkish në qytetet e vendit, kjo as që nuk mund të imagjinohej në vitet 90-të.
Shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin në vitet e fundit. Sipas agjencisë Gallup (2017) 56% e tyre donin të emigronin. Në vitin 2100 Shqipëria që sot ka 2,87 milion banorë do të numëronte vetëm 512 000 banorë.

Progres?

Shqipëria nuk është në tranzicion për anëtarësim në BE. Aty po rritet një narko-regjim autoritar gjithmonë e më shumë. Por pse insistojnë euro-burokratët se Shqipëria ka bërë progres? Neo-liberalismi në Perëndim por edhe në vendet si Shqipëria ka dështuar. Por ndryshimi midis vendeve perëndimore me ato lindore është në masën e këtij dështimi dhe është e lidhur me sistemin e tyre imunitar. Në perëndim, neo-liberalism dhe globalizimi çuan në të ashtuquajturën “post-demokraci” (Colin Crouch), në të cilën politikanët janë thjesht administratorë të interesave ekonomikë të një grupi të vogël, ku shumica ngelet pa përfaqësim politik. Vendet si Shqipëria janë shembulli më i rëndë i kësaj post-demokracie. Diktatura kaloi direkt në post-demokraci pa jetuar fare fazën e demokracisë. Ky grupi i vogël në Shqipëri përbëhet nga eksponentë të krimit të organizuar të cilët e kanë kapur shtetin, ndaj dhe organet shtetërore nuk janë gjë tjetër veçse zgjatim i pushtetit të tyre ekonomik.

Mbështetja e BE dhe SHBA për narko-shtetin shqiptar vjen për shkak të refuzimit të tyre për të njohur dështimet e shkaktuara nga neo-liberalizmi dhe globalizmi si në vendet e tyre ashtu edhe në integrimin europian. Ndaj duhet mbajtur miti i tranzicionit, sepse vendet si Shqipëria janë “ndryshe” për shkak të së kaluarës së tyre komuniste. Këto vende do ti tejkalojnë vështirësitë me ndihmën e BE-së.

Euro-burokratët, njësoj si elitat e korruptuara në Ballkanin Perëndimor, duan ti qëndrojnë versionit të vjetëruar të tranzicionit në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Ata i bëjnë thirrje opinionit publik të ketë kujdes nga lëvizjet populiste nga e majta apo e djathta (apo për vendet e konsideruara si armik gjeopolitik si Rusia). Por në fakt është BE dhe SHBA që kanë ndihmuar post-demokracitë – si ato humane edhe ato çnjerëzore – në ngritjen e tyre në Europë. ©LAPSI.al

*Një nga gazetat më të mëdha në Holandë

34 Comments

    1. Shkrimi është i konceptuar që nga titulli në mënyrë jorealiste e tendencioze me përgjithësimin “perëndimorët” që mbrokërkan qeverinë shqiptare të narkotrafikut.
      Nuk është aspak e vërtetë që shtetet perëndimore në tërësi na qenkan të dashuruar me Edi Ramën e për hir të kësaj “dashurie”, ju mbush mëndja më në fund që të nisin negociatat për ta pranuar edhe popullin më europiandashës , shqiptarët në BE.
      Historikisht nocioni “politikë perëndimore”, është e kundërta e politikës “lindore” (fjala është për sistemet politike) e është kjo e fundit që kishte mbështetur “diktaturën e proletariatit”, pra komunizmin.
      Mohikanët injorantë enveristë,nuk e kuptojnë që Lubonja, një publiçist me bindje të majta që shpesh kalojnë në qëndrime ekstremiste, me këtë shkrim i vjen në ndihmë propogandave komuniste.
      Në përgjithësi propoganda komuniste, e ka ndryshuar taktikën e saj sot, dhe për të sulmuar sistemin kapitaliist demokratik,, njëlloj si hajduti që thërret kapeni hajdutin, akuzon “perëndimorët” si komunistë e paeaqet lindorët si “demokratë”

  1. Si nuk e degjon njeri kete lubonjen. Po degjojeni mor te pa udhe degjojeni, se u ngjire se pellituri i biri i todit.

  2. “vreri’ i njerzve si Lubonja, te shqetesuar e te angazhuar per fatet e Shqiperise

    jane disa nga antitrupat e nevojshem e te domosdoshem ndaj virusit 30 vjecar qe po

    e asfikson Shqiperine. Ata qe ngrihen kunder nje zeri te lire e kurajoz si Lubonja

    eshte si te ngrihen kunder mjekut qe te tregon diagnozen.

  3. E paska leshu Mero zagarin. Plot 5 emra paska perdorur qerratai. Masturbuat ne tufe te Tema sot çuna?
    Te fala Mero bythqirit!

  4. Jo po shih merkelin dhe von der leyenin qe nuk di te lidh dy fjale. Shume ne linje me ramen. Opozita shqiptare syte qorre ose luan filmin se pale si i kane hallet. Ka fillu dhe sala ben si rama.

    1. O kar di ca flet ti apo jo? Merkel eshte me doktorature ne fizike, ndersa Lubonja me gjithe respektin, nuk ka as diplome. Mesa duket gjithe hajvanet kete orar komentimi paskan.

      1. fizika nuk te ben politikan, merkeli eshte rasti perfekt, gjithashtu kujt i plasi kari per lubonjen, mir mo ? po pra fiks ora 22:23 qenka ora rrotave te karit.

  5. Neise pallatin e ndertoi dhe tani rri ne Itali,njelloj si kalamajte e Metes ose Bashes.Keta jane Part time shqipetare.

    1. nuk na plasi kari, o antar. hapni portet, aeroportet te ikim prej kendej se na iku jeta dem. te paktet ca na ngelet ta jetojme large jush. e jo me te behemi kurban tju ndihmojme juve qe te legjitimojme ideollogjite politike socialiste evropiane qe sna hyjne ne xhep fare.

  6. C eshte ky titull, me narko trafikant. Po me foton e Likes. Bravo lapsi, me ne fund lapsi e ka identifikuar narkotrafikantin.

  7. ZOTI LUBONJA ,JU LUTEM KTHEJA NJE PERGJIGJJE MERO GELBAZA KELLIRES ,SE PO LEH SI ZAGAR I TREDHUR KUNDER JUVE DHE ZOTIT ANDI BUSHATI

  8. Kete Lubonjen se kuptoje, kur erdhi ku ne Hollande ku eshte berre kudo shtetrethimi?
    Kaq rezik mere ky,mgjth mendoj se Lubonja eshte me psiqik se Rama edhe ai nuk sheh asnje te mire tek Rama sado ato jane te mira apo jo te mira, atij i eren syte , Politikanet shqiptare edhe gazetare jane partiak edhe nuk kursejne asgje per interesat e tyre, , ju mendoni se Lubonja do popullin? ai nuk e kuptone se ai bene tradheti kunder shqiptareve bashke me opoziten sote edhed me ate te dikurshem.
    te theme te drejten ky e dashka hak nje te rahur, po jo kote, po ta leshe te paralizuar qe te vuaje gjithe jeten, per keto qe bene
    Ps sjam agroni qe kja shkruajtur me larte

  9. Jane disa persona te cilet nuk shohin me larg se hija e hundes se tyre . I tille eshte dhe ky Lubonja.
    Une e dija shume mire se cfare mendon ai per demokracine shqiptare , por intervista qe ka dhene tek kjo gazete hollandeze , nje dite para se te vendosej hapja e negociatave , me duket cinike.
    Ai thjesht ju dha disa argumenta me shume populistave ne Hollande dhe u perdor keqazi nga kjo gazete per qellimet e saj.
    Megjithate sado cinik te jesh, prap zgjuarsia dhe arsyeja duhet te dalin siper cinizmit. Mesaduket dhe zgjuarsia dhe arsyeja tek Lubonja jane ne nivele shume te ulta.
    Thjesht me trishtoi .
    Nuk ishte as vendi dhe as momenti i duhur per tu dhene kjo interviste.

  10. Burgu te ka bere bure o ljubo,ky zevendeson haxhi qamilin pa shkolle,sapuni ketij i bere dem ne burg,kurse stalini e perdor per te lare duart se ka 25 vjet ne tirone dhe nuk e njihte sapunin

  11. Që nga titulli i shkrimit dhe deri te germa e fundit, Lubonja ka plotësisht të drejtë. Duhet të jesh i verbër nga trutë dhe qorr nga sytë të mos e kuptosh këtë. Duhen disa libra voluminoze për të thënë të gjitha të zezat e Ripjerdhjes dhe atyre që e sajuan, sikur me ta filloi viti zero. Mjafton të dish shkrim e këndim deri në nivelin e fillores, që të kuptosh se shtimi i kushteve nga 5 në 9 dhe nga 9 në 15, nuk do të thotë se kemi bërë përparime , por kemi ecur së prapthi në çdo drejtim jetësor. Dhe, kur thonë se e meritojmë, kjo është ironia më therëse, që mund të mendohet. Kush përkrah e bashkëpunon me krimin, vret popullin e vet. Kjo po ndodh e ka ndodhur këto vitet e fundit krejt haptas, pa u skuqur e zverdhur faqja shollë këpuce e Ripjerdhjes dështake – kriminele e mionstruoze. Nderkombëtarët po mbajnë qëndrim skandaloz ndaj gjithçkaje që ndodh në vendin tonë. Le të thonë se jemi këtu për të marrë rrogën disa vite dhe do të ikim dhe se do të flasim mirë për qeverinë edhe kur ajo punon kundër popullit të vet, sepse për këtë paguhemi. Sa për ankesat tuaja nuk qethemi as nuk rruhemi.

    1. o ti qe kalon kohen ketu . Asnjeri nuk po thote qe ato qe thote ky palo LUBONJA jane te pa verteta. Por vendi ( gazeata hollandeze) dhe koha kur eshte dhene kjo inteviste jane krejtesisht te pa pershtatshme.
      Nje fjale e urte e shume vendeve europiane thote , ‘ TESHAT E PALARA LAHEN BRENDA SHTEPISE’ .
      Kurse ky debili doli dhe ju tregoi breket e grisura dhe te palara te demokracise shqiptare ne shesh te HOLLANDES.

  12. Sa reagime tipike te njeriut te ri rilindas qe “nuk sheh, nuk kupton,nuk flet”, por vetem lepin. Si nuk shikon nje te vetem te kundershtoje me nje argument. Tani na mungon vetem ligji per agjitacion e propagande dhe e arrijme shume shpejt diktaturen.

  13. Me aq sa është informuar nga mediat, nuk është aspak e vërtetë se Këshilli i Europës paskaj miratuar “unanimisht” fillimin e negociatave me Shqipërinë.
    Për Maqedoninë e Veriut po, asaj nuk i është vënë asnjë kusht e së shpejti do ti caktohet data e fazës së parë për hapjen e negociatave, që është mbledhja e parë e qeverisë së saj me qeverinë e BE.
    Kurse për Shqipërinë, faktikisht gjendja është akoma më keq se herët e tjera, pasi nga 11 kushte janë shtuar edhe 4 të tjera, që pa u realizuar ato, nuk bëhet fjalë për fillimin e negociatave.
    Për mendimin tim, difekti i konkluzioneve të Lubonjës qëndron në manierën e tij të përgjithësimeve teorike për politikën shqiptare , apo për “burokracinë europiane” në tërësi .
    Unë do të thoja se 27 shtetet antare të BE, nëse kanë shfaqur dëshirën që edhe Shqipëria të futet në ate “familje”, më së shumti kjo diktuar edhe në kushtet e pandemisë, e mësyemjes së rusëve e kinezëve e deri kubanezëve në Europë , i druhen faktit se sëbashku me virusin Covid-19, në Itali ,Spanjë, Francë e Ballkan mund të hyjë edhe “virusi komunist”.
    Përsa i përket kryeministrit shqiptar Rama, ai hyn në një kategori tjetër politikanësh që nuk ka të bëjë me parime të majta apo të djathta. Përkujdesi i tij është vetëm ruajtja e pushtetit vetiak, e nuk pyet fort se me cilin shtet do të bashkëpunojë, me SHBA e Trump, apo Gjermaninë e Merkel, me Rusinë e Putinit apo me Turqinë e Erdoganit.
    E kemi dëgjuar që “i dëshpëruar” të thotë para do ditësh se “ne jemi vetëm” pasi jemi braktisur nga Europa, e unë që takohem shpesh me Erdoganin, shpresat e kam tek Turqia.
    Mbrëmë e dëgjova që me eufori të thotë që “më së fundi” , Europa na futi në dhomën e familjes së saj “për meritat tona” e ta “haronte” Erdoganin.
    Ndërkaq dëgjova edhe liderin e opozitës, z.Basha, që natyrshëm e priti me gëzim shpresën e fillimit të negociatave, duke i dhënë prioritet në deklarimet e tij situatës dramatike të epidemisë e po aq edhe perspektivës së zymtë ekonomike të Shqipërisë si pasojë e kësaj epidemie e të masave jo të plota që ka marë kjo qeveri.
    Ai kërkoi me forcë shpalljen e emergjencës së katastrofës natyrale në gjithë Shqipërinë, e pasi u komunikua se BE i ka dhënë Shqipërisë 50 milionë euro, sëbashku me kushtet për fillimin e negociatave, Rama pas dy orësh plotësoi kërkesën e opozitës.

  14. Ore nje pyetje kam per keta molotovistat e opozites:me mire apo me keq qe u hapen negociatat??!!Sa per Lubonjen ajo dihet qe ai eshte agjent u UDBse dhe eshte antishqiptar i deklaruar po shyqyr zotit qe kancelarite e huaja jane te mireinformuar dhe e injorojne plotesisht Ljuboviçin,Berishoviçin dhe te gjithe viçat antishqiptare…

  15. Mbase perendimi eshte vete nje narko-perendim qe mban narko-hajvanet-hajdut Shqiptar ne kembe?
    Nuk me besohet qe surreli eshte shteti Shqiptar. HAHA surreli komunist, parja kuqe.

  16. Shpellkare fatos lubonja eshte kandidat potencial per kryetar te pd,votojeni dhe do shikoni sa i zoti eshte ky ljubonja,pyeteni dhe stalinin per kete votim

  17. Lubo u be si verllapa.
    I di te gjitha, peshty mbi cdo gje qe leviz. Njeri i merzitur nga jeta se shikon deshtim ne cdo gje qe provon te beje. Ne gjuhen popullore quhet “kondrapedal”

  18. ky ka vetm inat se mendonte se do behej dikush ne shqiperi, po kur e sheh qe vendi ecen perpara pa e rruajtur fare per te, fillon e shfryn.

  19. Shkrimi është i konceptuar që nga titulli në mënyrë jorealiste e tendencioze me përgjithësimin “perëndimorët” që mbrokërkan qeverinë shqiptare të narkotrafikut.
    Nuk është aspak e vërtetë që shtetet perëndimore në tërësi na qenkan të dashuruar me Edi Ramën e për hir të kësaj “dashurie”, ju mbush mëndja më në fund që të nisin negociatat për ta pranuar edhe popullin më europiandashës , shqiptarët në BE.
    Historikisht nocioni “politikë perëndimore”, është e kundërta e politikës “lindore” (fjala është për sistemet politike) e është kjo e fundit që kishte mbështetur “diktaturën e proletariatit”, pra komunizmin.
    Mohikanët injorantë enveristë,nuk e kuptojnë që Lubonja, një publiçist me bindje të majta që shpesh kalojnë në qëndrime ekstremiste, me këtë shkrim i vjen në ndihmë propogandave komuniste.
    Në përgjithësi propoganda komuniste, e ka ndryshuar taktikën e saj sot, dhe për të sulmuar sistemin kapitaliist demokratik,, njëlloj si hajduti që thërret kapeni hajdutin, akuzon “perëndimorët” si komunistë e paeaqet lindorët si “demokratë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu