• |
ide | kryesore

Portret/ Shkenctari i çmendur prej nga mund të vijë ilaçi i shërimit

Kryesore, Lajme



Të hënën paradite më shumë se 300 njerëz në kundërshtim me urdhrat e qeverisë për izolim, ishin grumbulluar nga gjithë jugu i Francës përpara spitalit infektiv të Marsjejës.

 Turma ishte grumbulluar aty për të kërkuar atë që shtetiu ia refuzon. Sepse  (foto lart), mjeku biologjist kontrovers, ka propozuar një testim falas për koronavirusin për të gjithë ata që shfaqin simptoma. Dhe natyrisht për këta të fundit ai është i gatshëm të ofrojë ilaçin e tij magjik klorokinën.

Résultat de recherche d'images pour "plaquenil"

Ilaçi i rekomanduar nga doktor Didier Raoult

“Ka një vëmendje rreth tij njësoj si ajo ndaj profetëve të rremë” i ka pohuar gazetas francize “Le parisien”, një njeri i afërt me kryeministrin, për këtë mjek që e ka vënë në shumë vështirësi qeverinë.

Por opozitarët e shohin ndryshe. “Ai përfaqëson të vetmen rreze shprese, në djall shkofshin protokollet mjeksore. Ai arriti të shërojë kryebashkiakun e Nisës me mjekimin e tij përmes klorokinës. Ai është si Jezu Krishti i shekullit XXI që duan ta bëjnë të heshtë” thotë njëri prej tyre.

Në mjediset qeveritare francize pranë presidentit Macron kanë filluar ta etiketojnë si “I çmenduri që nuk ndalet”. Por ai nuk është aspak i tillë. Prof Raoult është anëtar i këshillit shkencor të francës të krijuar për betejën me Covid -19. Pas shumë hezitimesh ministry shëndetsisë në Paris, Olivier Veran urdhëroi testimin e kurës së tij mbi 800 pacientë francezë (3200 në të gjithë botën) e cila pas 15 ditësh pritet të japë rezultatet e para. Në Marsejë, profesor Raoult e ka përdorur ilaçin e tij në 24 persona dhe në 80% të rasteve kura ka rrezultuar e suksesshme. Por një kampion i tillë njerzish është shumë i vogël që mjekimi me klorokinë të futet në protokolle. “Ai është një mjek tejet kontrovers, ai ka mohuar edhe efektet e ngrohjes globale, por nga ana tjetër ai është një studiues gjenial” e përshkruan atë një ministër. Por në dikasterin francez të shëndetësisë, thonë prerë se “për të siguruar shëndetin e popullatës ka rregulla dhe duhen zbatuar me çdo kusht protokollet”.

L’image contient peut-être : une personne ou plus

Gazetat e se henes per ilaçin dhe prof Didier Raoult

“Ndoshta Didier Raoult ka të drejtë, por ne duhet të kemi provën shkencore që ta provojmë këtë. Duhet që studimet të kryhen me qetësi” replikojnë mjekët që janë skeptikë me trajtimin që ofron ai.

Pikërisht ky diskutim e ka future qeverinë franceze në hall. Po ta lejojë përdorimin masiv të Klorokinës për të shëruar pacientët ndaj të cilëve deri më tani nuk ekziston asnjë ilaç, kjo do ti fuste autoritetet në telashe mjeksore dhe jurisike. “Imagjinoni sikur të kemi 2000 3000 të vdekur ngaqë nuk e suportojnë dot këtë kurë”? insiston një i afërt me presidentin Makron. Nga ana tjetër ekziston problem human: A mund të lihet një pacient në mëshirë të fatit kur ka dyshime se kura për të ekziston?

Kjo dilemë e detyroi ministrin francez të shëndetësisë Olivier Varan dhe këshillin e lartë të mjeksisë, të vendosin për testimin e kurës së prof Didier Raoult. Por jo vetëm kaq, ata konkluduan që mjekët mund ta përdorin që tani klorokinën në rastet e rënda dhe nën mbikqyrje të rreptë spitalore për pacientët. 

Deri atëherë kura e propozuar nga profesori marsejez për dy tre javë do të jetë një nga katër të mundshmet që do të testohen në 3200 pacientë në mbarë Europën.

A është kjo një fitore e doktorit të çmendur. Ende pritet të shihet. Ndërkohë ai vetë vazhdon ta përdorë ilaçin e tij, me devizën se betimi i Hipokratit, për të shpëtuar jetë me çdo kusht, prevalon mbi protokollet shkencore.   

Artikull i Le Parisien/ Përgatiti Lapsi.al



18 Comments

  1. Vdiq njeri 63 vjec se pedori kete ilac qe e degjoi nga Trump! Nderkohe gruaja eshte rende! Ilaci i duhur mendoj se eshte Avidan qe po perdoret ne Kine, Japoni, Kore e Jugut dhe besohet qe e ka perdorur Taiwan i pari qe eshte rehat fare nga ky virus!

  2. Prisni kur ky I cmenduri yne te na shpiki ndonje kure kundra kovidit 19 dhe tja veri emrin ripjerdhja.

  3. Ky i çmenduri eshte “mjek” specialist i njohur boterisht. E ka testuat kete ilac me 4000 veta ne karrieren e tij.
    Ky ilac ka me dekada ne treg dhe tani doli qe eshte i rrezikshem..
    Ajo qe eshte e rrezikshe eshte kur sheh kaq shume dele mes jush!
    Gazetat shkruajn ca ju do kari se kane ca interesa ekonomike (nuk i intereson jeta juaj prej deleje 😉 )
    Digjoni liderin suprem dhe hani bar se kope jeni fundja ?

  4. Mesa le te kuptohe qeveria Franceze eshte e lidhur kembe e koke me -boset-e industrise farmacuetike e cila ishte ne faliment e super per te mos e lejuar kete medikament te ketij -”te cmendurit-”per te nxjerre medikamente te tjera dhe per ti shitur tamam si c’thote ajo fjalia popullore -”Si Frengu Pulen”.

  5. Mesa le te kuptohe qeveria Franceze eshte e lidhur kembe e koke me -boset-e industrise farmacuetike e cila ishte ne faliment e siper per te mos e lejuar kete medikament te ketij -”te cmendurit-”per te nxjerre medikamente te tjera dhe per ti shitur tamam si c’thote ajo fjalia popullore -”Si Frengu Pulen”. –

  6. Ky kari stalin na i boton dhe dy here pacavuret e tij sa hapsire kane keta me emrin e diktatorit,me emrin e vet dy here me emra te tjere 6 dhe ja sa shume klikojne lapsin

  7. Qe sherohet me ilaçe kundra malarjes kete e thane mjeket kubanez qe ne fillimet e vitusit ne kine. Mjeket infeksionist e virusolog kubanez kane marr pjese ne me shume se 6000 misione jashte kubes dhe kane patur sukses kunder epidemive ne ameriken latine dhe afrike. Tani jane me mision ne itali per te dhene ndihmen me eksperiencen e tyre kundra kovid19.

  8. Me të lexuar se “ka hedhur poshte Ngrohjen Globale”, besoj plotesisht ne personalitetin e tij

  9. Ju kujtoj komentuesve,se edhe doktor Arqile Botin,shume shqiptare,dhe sidomos edhe mjeke,e mbanin per te cmendur,por pikerisht Dr.Arqilea,ka sheruar shume paciente qe,nuk kishin gjetur sherim,prej mjekeve te tjere.Kete doktor,te “Cmendur”,e kerkonin nga e gjithe Shqiperia,dhe e pritnin ne fshatin ,ku punonte,duke krijuar rralle te gjata.Por duhet te dini,se ka te “cmendur” dhe te “cmendur”Njera pale,cmend gjithe miletin me bemat,por edhe me mos bemat e tija,ndersa pala tjeter,mund te “cmendet”prej punes dhe studimeve,por edhe experimenteve,bile edhe ne trupin e vet,por qe ndihmon popullin,duke bere ate qe edhe spitalet,nuk kane arritur ,t’a bejne.

  10. Hajde gazetari hajde. Po shkoni lexoni pak udherrefyesin kinez per menaxhimin e COVID-19 dhe do zbuloni se ky doktori “i çmendur” nuk ka bere asnje shpikje. Kinezet e kane perdorur Hidroksiklorokinen per kurimin e pacienteve me Covid-19… Injoranca mbreteron fatkeqesisht

  11. Per EV, une ne amerike jetoj dhe se kam degjuar kete qe thua ti. Bile Trump eshte aq i sigurte saqe po thote qe kjo pune eshte ceshtje javesh dhe jo muajsh. Prandaj mos bej te diturin kot

  12. Ky vec i cmendur nuk a; ky eshte specjalist me fame boterore dhe shifjani edhe CV dhe pastaj vec degjojeni per ata qe kuptojn frengjisht; Ky asht njohes semundjesh infektive dhe zbulues si psh ne lidhje me Tifon dhe kinezet e kan marre ne keshillin prej 11 vetash ne lidhje me covid. Ky a ne te njejten linje me dr stefano molinari ne lidhje me vdekshmerin e covid…

  13. Mire mor te qifsha gruan dhe motren prape ma more ne goje-o-iPa emer -mavi o moter dhe grua qire.O te shkerdhevsha tere rracen dhe fisin shkruaj dy fjale per lajmin jo te ma marresh ne goje c’do radhe o mamke qire.

  14. O lapsi ky i çmendur ka me shume diplloma dhe çmime prestigjoze sesa stafi juaj ka moshe! Ne nje kontekst te tille psikoze, duket shume arrogant dhe mashtrues ky artikull!
    Beni pak kerkime ne google se e keni kthyer gazetarine ne thashethem. Apo keshtu ju tha nje shok nga italia?

    Lapsi.al ka nje fare niveli, dhe ky nivel meritohet dhe mbahet me pune.

  15. Stalin mos u merr me faren e hisllit
    Mua po’ me vjen cudi si nuk paska pas kurrizit nje biblioteche plot me libra 10 metro te gjateky doktorri.
    Lere te parmrin e shkrete nuk krahasohet as me ata qe mbledhin kanoce .

  16. Me duhet ti them ketij shkruesit te artikullit, qe nuk ka asnje ide nga mjekesia dhe eshte i pacivlizuar qe e quan te “çmendur”! E para, or mik ai nuk eshte i çmendur siç thua ti provinciali nga kushedi ç’origjine! Se dytii ai eshte studioz i njohur ne France, me titull, eshte profesor ( jo si shumica juaj qe jeni me dhiplloma te blera dhjera) eshte edhe chentifique, qe do te thote studiues shkencor, prandaj o medioker informohu perpara se te thuash mbroçkulla……! Per veten tende ,de!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *