• |
ide | kryesore

Princesha Beatrice, e vendosur për ta bërë dasmën

Paparazzi, Slider



Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar gjithçka. Me 342.334 të infektuar në gjithë botën, qeveritë janë detyruar të marrin masa ekstreme.

Qeveria britanike i ka udhëzuar qytetarët mbi mënyrën si duhet të sillen dhe familja mbretërore nuk përbën përjashtim.

Mbretëresha po shpërngulet në Windsor Castle, të gjitha eventet mbretërore u anulluan dhe po përshëndetjen me bërryla ose përkulje. Në Kanada, Princ Harry dhe Meghan Markle po “vëzhgojnë karantinën.” Lajmet në Britani u pushtuan nga dasma e Princeshës Beatrice dhe me Edoardo Mapelli Mozzi. Dyshja supozohej të martohej në maj, por u detyruan të shtyjnë sërish.

Sipas të burimeve të brendshme, pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, Beatrice dhe Edoardo po mendojnë të martohen shpejt e shpejt. The Daily Mail shkruan se kanë në plan të kenë vetëm pesë njerëz në ceremoni.

“Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndrri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet.”
Familja mbretërore nuk është prononcuar ende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *