• |
ide | kryesore

Real përgatit sulmin për Haaland: klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 75 milionë nis nga 2022

Sport

Nuk është Paul Pogba objektivi numër 1 i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Fjalët e ditëve të kaluar të thëna nga Mino Raiola kishin lënë të mendohej menjëherë për francezin, por, sipas Marca, dëshira e madhe e verës për merengues është një numër 9 për ta alternuar me Karim Benzema. Identikiti është ai i Erling Haaland, xhevahiri i Borussia Dortmund, që ka një kaluzolë të zgjidhjes së kontratës prej 75 milionë euro, të vlefshme duke nisur nga 2022: Perez duhet të ulet në tavolinë me gjermanët për të arritur ti bindin për të shitur talentin e tyre.

Që kur është larguar Cristiano Ronaldo, në shtëpinë e Real Madrid vazhdojnë të mos gjejnë një zëvendësues për Karim Benzema, kontributi i të cilit është gjithnjë i cmuar, por që këtë vit prek 33 vitet. Vitin e parë post-CR7 ishte Mariano Diaz që dështoi keq e edhe tani që u rikthye në bazë pas 6 muajsh në huazim vazhdon të mos bindë Zinedine Zidane.


Verën e kaluar, ishte radha e Luka Jovic, që iu rrëmbye konkurencës për një shifër të fortë 60 milionë euro. Para të shpenzuara, duke parë rendimentin e dobët të sulmuesit serb, tani edhe në telashe se u kthye në Serbi në kohën e pandemisë koronavirus. Napoli ka treguar interes për të e nga shitja e serbit Real mund të gjejë një pjesë të mirë të shifrës për të bindur Borussia Dortmund. Mbi sulmuesin norvegjez Haaland është i kujdesshëm edhe Juventus, por që nuk e ka me nxitim dhe është gati të presë 2022 kur të futet në fuqi klauzola prej 75 milionë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu