Zëri Evropian i shoqërisë civile i përkushtuar ndaj trashëgimisë kulturore dhe natyrore dhe organizata partnere e saj, Instituti Evropian i Bankës së Investimeve, kanë publikuar sot 7 monumentet dhe vendet e trashëgimisë më të rrezikuara në Evropë për vitin 2020.
Teatri Kombëtar i Shqipërisë renditet i pari në videon e publikuar në websitin e tyre si një nga monumentet më të rrezikuara të trashigimisë kulturore evropiane.
TEATRI KOMBËTAR I SHQIPËRISË, TIRANË, SHQIPËRI
“Një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane nga vitet ’30, e cila është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend, përballet me kërcënimin e afërt të prishjes”.