• |
ide | kryesore

Agnelli tallet me Lotito: “Tani je bërë edhe një ekspert virolog?”

Sport



Një batutë, vetëm një batutë. Por sidoqoftë, fjalë që përcaktojnë dy vizione të ndryshme që prej ditësh tashmë karakterizojnë konfrontimin mes presidentëve të klubeve të Serie A mbi rifillimin ose jo të kampionatit. Protagonistë, përsëri, numri një i Juventus Andrea Agnelli e ai i Lazio Claudio Lotito, gjatë mbledhjes me videokonferencë të Lega Serie A një ditë më parë.

Përballë optimizmit të pronarit bardhekaltër (“I patë të dhënat? Oh, po tërhiqet (virusi)! Por pastaj e di: unë flas me mjekët, ata që janë në vijën e parë, jo ata të skuadrave”) Agnelli aështë përgjigjur me një sarkazëm të pastër: “Eh, sigurisht: tani je bërë edhe një ekspert virolog”. Tone të ulëta, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, por sidoqoftë një shkëmbim emblematik mbi një ndasi ende prezente. E gjitha kjo të bën të kuptosh se hipoteza se kampionati mund të mos fillojë është shumë e mundshme. Por gjithcka lidhet se si do të zhvillohet ditët e ardhshme epidemia koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *