• |
ide | kryesore

Balotelli “nuk ishte përdhunim”: 19 vjecarja nga akuzuese bëhet e akuzuar

Sport



Akuza të pabesueshme: nuk ishte përdhunim e kështu cështje është arkivuar. Madje, akuzuesja tani është e akuzuar për tentativë zhvatje. Nga prokura e Breshias vijnë lajme të mirë për Mario Balotelli: prokurorja Barbara Benzi, titullare e dosjes, ka firmosur një kërkesë për të arkivuar procedimin për dhunë seksuale kundër sulmuesit të Brescia, sepse denoncimi i bërë nga vajza 19 vjecare nga Vicenza që kishte akuzuar lojtarin, për ngjarje që lidheshin me kohën kur ai luante për Nizza kur ajo ishte ende minorene, nuk është e besueshme.

Vajza nga ana tjetër nuk ka mbaruar punë me drejtësinë e do të dërgohet në Gjykatën e Vicencës sepse sipas akuzës ka tentuar të shantazhojë futbollistin, me të cilin, sic është thënë, ka pasur një relacion kur ky luante në Ligue 1. Në atë kohë, 19 vjecarja ishte minorene por i kishte lënë të kuptonte Balotellit se ishte maxhorene, për ti kërkuar më pas 100mijë euro për të mos e denoncuar për dhunë seksuale. Një sexy-shantazh, që tani rrezikon ti kushtojë shumë rëndë vajzës e avokatit të saj, i akuzuar për tentativë zhvatje. Ajo që i gozhdon të dy janë përgjimet telefonike në duart e hetuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *