• |
ide | kryesore

Boks/ Anthony Joshua në izolim: kampioni kishte takuar Princin Charles

F1, Sport

Kampioni i botës i peshave të rënda Anthony Joshua është futur në vetë-izolim, menjëherë pasi mori lajmin për pozitivitetin me koronavirus të Princit Charles të Anglisë. Në 9 marsin e kaluar, në fakt, boksieri kishte marrë pjesë në një event në abacinë e Westminster ku ishin prezentë edhe Mbretëresha Elisabetta, pasuesi i fronit e Kryeministri Boris Johnson, përvec yjeve të tjerë të sportit e spektaklit.

“AJ është në shtëpi e ndjek me vëmendje të dhënat që i janë sugjeruar – ka bërë të ditur një zëdhënës i kampionit -. Eshtë në formë, është mirë e dëshiron ti dërgojë një falenderim të pafund të gjithë atyre që janë në vijën e parë të frontit të koronavirus”.

Joshua duhet të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda IBF, ËBA e ËBO, të rifituara në dhjetor kundër Andy Ruiz Jr, kundër bullgarit Kubrat Pulev në Tottenham Hotspur Stadium në 20 qershorin e ardhshëm.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu