• |
ide | kryesore

E kthyer dy javë më parë nga Milano, 70- vjeçarja rasti i pestë me koronavirus në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua 70- vjeçare bëhet rasti i pesë me koronavirus në Vlorë. Ajo jeton në fshatin Poro dhe së bashku me bashkëshortin e saj ishin kthyer më datën 8 mars, dy javë më parë nga Italia.

Zona ku kishte qenë në Itali ishte afër Milanos, në Lombardi zona më e prekur në gjithë botën nga koronavirusi.

Pak ditë më parë ajo ka rezultuar negative por pasi telefonuan përsëri 127 ajo rezultoi pozitive dhe u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë me autoambulancë.

Testi tregoi që burri i saj rezultoi negative por do të qëndrojë në karantinë. Teksa autoritetet kanë mundur të dezinfektojnë banesën dhe fshatin pasi gruaja rezultoi pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *