• |
ide | kryesore

Hysaj i burgosuri i De Laurentiis: presidenti i Napolit nuk jep leje për lojtarët

Sport



Asnjë, për momentin, nuk mund të largohet nga Napoli e të kthehet në vendet e tyre të lindjes. Ndryshe nga sa ka ndodhur për shembull me Juventus e Inter, me lejet e akorduara nga klubet për të teseruarit e tyre për tu larguar nga Torino e Milano, për momentin të huajt në varësi të klubit të De Laurentiis janë të detyruar të qendrojnë në qytet, përfshirë edhe kapitenin e kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Në pritje për të bërë qartësi se kur dhe si do të rikthehen të stërviten, shoqëria ka vendosur të mos “lirojë” asnjë, veprim ky që lidhet edhe me faktin se një nisje e mundshme e lojtarëve do të sillte edhe një izolim prej 14 ditësh në momentin e mbërritjes së tyre në shtëpi e një karantinë e njëjtë e mëvonshme kur të kthehen në Itali. Gjë për të cilën, për momentin, të gjithë qendrojnë në Napoli e duhet ta bëjnë deri në një vendim të dytë të shoqërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *