• |
ide | kryesore

“Kisha dhimbje, mushkëritë bënin zhurmë të cuditshme” e fejuara e Dybala tregon ditët e vështirë të sëmundjes

Sport



Tani janë më mirë, por edhe për Paulo Dybala e të fejuarën e tij Oriana Sabatini koronavirus nuk ishte një shëtitje: “Tani jemi mirë – ka thënë modelja argjentinase gjatë transmetimit radiofonik El Club del Moro, i emitentit La100 – Mendoj se dy, tre ditë më parë, ndihesha keq. Është sikur ndjen se po të zë gripi, të dhemb i gjithë trupi, je i lodhur. Nuk pata temperaturë, sepse e matja gjithnjë e nuk kisha. Dëgjoja që mushkëritë e mia bënin një zhurmë të cuditshme, pastaj edhe Paulo nisi të ndihet keq. Si ndodh me simptomat e gripit, të paktën për ne ishte kështu”.

Dybala ishte i treti futbollist bardhezi që rezultoi pozitiv në tampon, pas Ruganit e Matuidi. Tani cifti është në rrugën e shërimit, por duhet të presë konfirmimin e mjekëve: “Jemi në karantinë prej 9 ditësh. Mjekët na kanë thënë se në 31 mars do të bajnë një tjetër tampon. Ndërkohë, na kanë thënë të pushojmë e na kanë përshkruar disa vitamina për të marrë”.

Në gjithë këtë histori, natyrisht, klubi bardhezi nuk i ka lënë pa mbështetje: “Na sjellin ushqim nga Juventus, por nëse duhet të gatuaj e bëj”, ka shpjeguar Oriana.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *