• |
ide | kryesore

Lajme të mira nga Italia, ka rënie në numrin e viktimave dhe të prekurve nga Covid-19

Planet, Të fundit

Italia ka publikuar të dhënat ditore nga epidemia e kornavirusit. Për ditën e katërt, numri i njerëzve që rezultuan pozitiv nga koronavirusi aktual po bie në Itali, me 3,491 raste në 24 orët e fundit.

Krahasuar me 3.612 raste të martën; numri i vdekjeve gjithashtu zvogëlohet por është akoma shumë i lartë: 683 brenda një dite nga 743 të martën me gjithsej 7503 njerëz, një shifër e frikshme. Rritja e të shëruarve, është në një ditë 1036 vetë, gjithsej 9,362 njerëz.


Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me gjendjen aktuale pozitive, të vdekur dhe të shëruar është 74,386. Ndryshe nga ditët e mëparshme këtë buletin sot nuk e dha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili mëngjesin e së mërkurës kishte pasur simptoma të Covid-19 me temperaturë të lartë.

Komisari ka bërë një tampon për koronavirusin, ky është tamponi i dytë që i bëhet atij pasi i rezultoi një herë negativ disa ditë më parë. Tani priten rezultatet e testimit të fundit. Pasi kishte ndjerë simptomat, Borrelli ishte larguar menjëherë nga kontakti me të tjerët.

Konferenca e sotme u drejtua nga Luigi D’Angelo, Drejtor Operativ i Departamentit të Mbrojtjes Civile italiane.

Luigi D’Angelo tha se “shpresojmë që Italia po hyn në një fazë stabilizmi por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendojmë që është shumë e nevojshme, të ruajmë distancën sociale dhe rregullat e qëndrimit në shtëpi, nëse nuk duam që infektimet të rriten. Është një moment delikat. Nëse ulim vigjilencën ndaj kësaj përgjigjeje që ka qenë një përgjigje e fortë, ajo kurbë mund të ngrihet sërish.”

2 Comments

  1. Lajme te keqija nga Kina. 80% e testeve qe i dhuruan me leke Cekise nxjerrin rezultate te gabuara. Edhe Italine e kane “ndihmuar” keta pushta falsifikatore qe duhen pare rezultatet e testeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu