• |
ide | kryesore

23 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve

Arkiva, Lajme, Të fundit

Rritet sërish numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.


Deklarata 

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.
Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

4 Comments

  1. nuk na plasi kari, robt dalin perdit dhe nuk i ka gjet gje. hapni portet, aeroportet te ikim prej kendej se na iku jeta dem. te paktet ca na ngelet ta jetojme large jush. e jo me te behemi kurban tju ndihmojme juve qe te legjitimojme ideollogjite politike socialiste evropiane qe sna hyjne ne xhep fare.

  2. Te paske qire ne bythe kurbeti! Ku ne pidh te plakes tende do shkosh e gjithe bota eshte mbyllur! Rrace muti

  3. Nëse do të ishte bërë testi vetëm në spitalet ku kanë depërtuar nja 5 “pacientë zero” ilegalë që kanë ibfektuar me dhjetra pacientë të tjerë e dhjetra mjekë e infermierë, numuri i të infektuarve sot do të ishte mbi 1000 vetë.
    Lexova diku në një gazetë që në Austri ka mbi 5500 të verifikuar si të prekur nga virusi ama 96% e tyre nuk kanë pasur asnjë simptomë në kohën e testimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu