• |
ide | kryesore

Mediat shtetërore kineze pretendtojnë se koronavirusi ka ardhur nga Italia

Planet, Të fundit



Mediet shtetëore e kanë lidhur prejardhjen e pandemisë së koronavirusit me Italinë pasi një profesor nga Milani tha se mjekët kanë vërejtur raste shumë të çuditshme të pneumonisë që në pjesën e parë të nëntorit të vitit të kaluar.

Pekini tashmë po e kundërshton vlerësimin e gjerë se qytetit Wuhan në Kinë është vendi ku ka filluar të përhapet virusi i ri pasi rastet e reja atje kanë rënë.

Disa gazeta dhe televizone shtetërore në Kinë, përfshirë gazetën “The Global Times” dhe televizionin “CCTV” e kanë shfrytëzuar deklaratën e profesorit italian, Giuseppe Remuzzi.

Gazeta “The Global Times” raportoi se virusi ka mundur të ketë qenë duke u përhapur në Itali para shpërthimit të epidemisë në Kinë.

Ndërkohë televizioni “CCTB” e citoi një intervistë tjetër të profesorit Remuzzi, ku theksonte se një formë e panjohur e pneumonisë ishte shfaqur në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në një intervistë tjetër për faqen e pavarur kineze “DeepTech”, profesori italian tha se qëllimi kryesor i komente të tij të mëhershme ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes.

Ndryshe, Italia ndodhet në vendin e parë në botë me numër të viktimave të koronavirusit, ndërsa Kina në vendin e dytë sa i përket numrit të të infektuarve. Përderisa në Kinë po bie numri i rasteve të reja, në Itali po vdesin qindra njerëz çdo ditë.



2 Comments

  1. Keta kerkuesit qe i kane pare monstrat e virusit ne mikroskop thone qe mban nje vule te vogel qe lexon rrofte Partia Komuniste Kineze. Flitet qe po pergatisin dhe nje virus tjeter me mbishkrime te dedikuara si p.sh. “Poshte Imperalizmi Amerikan” ,”Rrofte vellazeria Shqiptaro Kineze”, “Na pelqejne shume pelat serbe” etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *