• |
ide | kryesore

Mocioni kundër Kurtit/Ditmir Bushati: Betejë mes të resë dhe të vjetrës në kohë pandemie

-Instant, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka thënë se seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës është një përplasje mes të resë me të vjetrën, një kacafytje për pushtet në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19.

Bushati, këto deklarata i bëri në një intervistsë për Euronews Albania, ndërsa theksoi se në këtë kohë do duhej të kishte diskutime më thelbësore për jetën e qytetarëve të Kosovës.

“6 tetori ka qenë një triumf i të resë mbi të vjetrën, është e qartë që në këtë kënd të Europës e reja që të lind apo të korrë triumf përfundimtar e paska të vështirë. Do të duhet më shumë mund dhe përplasje me të vjetrën. Ajo që është për të ardhur keq është fakti që në këto momente të pandemisë, ku kryesore mbetet shëndeti dhe siguria e jetës njerezore, në Kosovë duket se ka një kacafytje për fat të keq për pushtet, dhe ka filluar një ballo me maska, që siç tha në mënyrë shumë elokuente mikja ime Moza Kusari, deputete e Kuvendit, është një ngjarje që ndoshta do e njollosë për një kohë të gjatë atë sallë atje”, tha Bushati në këtë intervistë.



6 Comments

  1. Ashtu?! Jo midis te shiturve dhe atyre qe nuk shiten?! Eshte e dyta jo e para.Eshte beteje midis atyre qe i jane dorzuar krimit pa kushte per pushtet dhe atyre qe nuk i jane dorzuar krimit sepse me krimin nuk ka shtet po ka pushtet. Ik o kur flisni dhe ju. mbyllni ato goja ne ju ka ngelur 1 mg njerzillek.

  2. Nuk eshte pune komunistash jo. eshte lufte midis zullumqareve dhe jo zullumqareve . jo lufte e te res me te vjetren.

  3. Interesant fakti qe nuk permendet qe nje kryeminiseter me 25% te votave ti dali kunder shtetit qe e shpalli kosoven e pavarur dhe e bindur per ta futur ne OKB. Nje minorance nuk do, te rrijne ne opozit ose shtepi

    1. Sot i nderuar, SHBA-te kanë në krye një President që vetëm politikë të jashtme nuk di të bëjë. Trampi në rastin e Kosovës është treguar një sharlatan i pa skrupullt. Ai nuk mund dhe nuk duhej të përshëndes votimin e turpshëm të maskave , prapa tecilave fshiheshin MASKARENJTË e politikanë , nga më të korruptuarit në BOTË. Trampi do të mbahet mënd si njeriu më mëndjeshkurtri që ka pasur në krye SHBA-të. Ai i besoi njeriut Grenell,që shteti më i fuqushëm i Europës, e nxorri NON GRATA. Trampi do të mbahet mënd për presionin VULGARË e të pa principtë, që i bëri Qeverisë Kurti, se do ti ndërpriste ndihmat dhe terhiqte nga Kosova, forcat paqeruajtëse amerikane. Ky President me mendjelehtësinë dhe INJORANCËN e Kaubojsit Grenell, haron se SHBA- të nuk janë plaçka e tij, aq më pak e kaubojsoit Grenell, që arrin të mashtroj, një nga Presidentët ( për mendimin tim) më të pa aftë , sidomos në politikën e jashtme. Kosovën e ka mbeshtetur dhe do ta mbështesi fuqimisht AMERIKA e politikaneve, që dijnë të bëjnë Politikë. Trampi pasi dështoi në Siri, në Ukrainë, në Iran,Palestinë etj. kërkoi dhe këtë ta arrinte nga aventurieri Grenell, që ta praqesë përpara Kongresit Amerikan, si arritje të suksesshme, PAQEN MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË , paçka se kjo do të ishte në dëm të Kosovës. Por ai nuk do ta arrijë atë, sepse Grenelli i tij kaubojs, nuk e njeh mirë Vuçiçin e Putinit , i cili njeh dhe din ta bëjë politikën më mirë se Grenelli kaubojs…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *