• |
ide | kryesore

Nipi i Kylie Jenner zbulon të vërtetën e lidhjes së saj me Travis Scott

Paparazzi, Slider



Ndonëse të gjithë duan që t’i shohin sërish bashkë, Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se as nuk e kanë ndërmend të rikthehen.
Këtë e ka konfirmua padashje, nipi i saj, djali i Kourtney.
Teksa ka bërë një videolive me ndjekësit e tij në Instagram, Mason u pyet për tezen e tij dhe ai u përgjigj hapur si pa të keq.
“Jo, Kylie dhe Travis nuk janë përsëri së bashku”, tha ai në video.

Me këtë përgjigje të sinqertë, Mason hedh poshtë të gjitha fjalët që kanë qarkulluar ditëve të fundit.
Pra, ndonëse Kylie dhe Travis janë parë të kalojnë kohë bashkë, ata nuk janë rikthyer dhe e vetmja gjë që i bashkon është vogëlushja e tyre Stormi.

Kylie dhe Travis vendosën të bënin një pauzë në marrëdhënien e tyre në vjeshtë dhe shkak u bë ky i fundit.
Ai dëshiron që të fokusohet në karrierën e tij, ndërsa Kylie do që të zgjerojë familjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *