• |
ide | kryesore

Barcellona në negociata për Lautaron: Inter kërkon lojtarë në këmbim

Sport



Barcellona e ka seriozisht përfshirjen në merkato për Lautaro Martinez. Lajmi nuk është i ri, por disponibiliteti i Inter për tu ulur në tavolinë po. Kjo është të paktën ajo që shkruan e përditshmja spanjolle Sport, gjithnjë shumë pranë cështjeve blaugrana, sipas të cilëve, Beppe Marotta ka pranuar të diskutojë tratativën, por duke vënë disa kushte të padiskutueshme. Një mbi të gjithë: përfshirjen në bisedime të disa lojtarëve të Barcelonës.

Duke parë ndjekjen e gjatë në merkaton dimërore, nuk është e vështirë të kuptohet se Arturo Vidal është një nga të kërkuarit. Kileni është vetëm një, sepse lista e lojtarëve të pëlqyer nga Inter, shpjegon Sport, është mjaftueshëm e gjatë e mund të jenë tre lojtarët që mund të futen në tratativë.

Natyrisht janë hapat e para: momenti, me krizën e koronavirus që sapo ka nisur, nuk është ai më i miri për të diskutuar konkretisht për të ardhmen aq më tepër që mbi Lautaro janë edhe Manchester United, City e Chelsea. Kështu, Inter, po flet me argjentinasin për një prekje të kontratës e pagesës (me shumë klauzola për tu përcaktuar). Por opsioni Barcellona nuk e lë indiferent Toro, që do të ishte i lumtur të luante me Messi në Liga përvec se në Kombëtare. Tani i takon Marotta e Conte vendimi nëse do të vazhdojnë të besojnë tek ai, apo ta transformojnë talentin e tij në një mundësi të madhe merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *