• |
ide | kryesore

Bernabeu nuk është më stadiumi i Real Madrid: impanti i bashkohet luftës kundër koronavirus

Sport



Real Madrid i bashkohet sistemit shëndetësor spanjoll në luftën kundër emergjencës Koronavirus. Sipas të përditshmes sportive As, drejtuesit merengues kanë vendosur ti japin në dispozicion stadiumin Santiago Bernabeu Këshillit Superior të Sportit, në mënyrë që të përdoret si magazinë për grumbullimin e materialeve shëndetësore të nevojshme për qytetin e Madridit.

Qendra e grumbullimit, që do të vendoset në hapësirat gjigante të stadiumit prej 81mijë vendesh, do të mirëpresë në vecanti materiale të dhuruara nga sipërmarrje e fondacione, kryesisht të lidhura me sportin, e do të jetë në dispozicion të ministrisë së Shëndetësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *