• |
ide | kryesore

Covid-19 dhe hapja e negociatave, Basha bisedon me komisionerin e BE për zgjerimin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisionieri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka patur një bisedë me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Siç informon vetë zyrtari i lartë i BE-së, përmes një postimi në Twitter, tema e bisedës ka qenë drita jeshile që ministrat e BE i dhanë pak ditë më për çeljes së negociatave me Shqipërinë si dhe situata me pandeminë COVID-19.

“Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme pata një bisedë me Lulzim Bashën për rëndësinë e marrjes së dritës jeshile nga Shqipëria për çeljen e negociatave. Ne ramë dakord që reformat duhen vazhduar. BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet në luftën kundër Coronavirus”, shkruan ai.



3 Comments

  1. Ky qe ka folur eshte burre,ne foto figura ne kompjuter eshte grua,te besojme lulushin,apo foton qe lapsi ka botuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *