• |
ide | kryesore

COVID-19/ Në total 471.821 të infektuar. SHBA gati 70 mijë të prekur nga virusi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas OBSH-së, në nivel global shifra e personave të prekur nga ky koronavirusi vdekjeprurës ka shkuar në 471.821.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur 68.489 dhe numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 1032, ndërkohë në Kinë raportohet se brenda 24 orëve ka pasur 67 raste të reja si dhe 6 persona që kanë humbur jetën.

Në Itali mësohet se 74.386 persona janë prekur, ndërsa 7.503 janë viktima. Një numër të lartë të prekurish ka dhe në Spanjë, vendi i dytë pas Italisë më i goditur në Europë, me 49515 të prekur. Po ashtu në Gjermani ka 37.323 persona të prekur nga koronavirusi, në Francë 25.233, në Britaninë e Madhe ka 9.529 të prekur dhe në Holandë ka 6.412 raste.



1 Comment

  1. E rendesishme per ju te Lapsit ne kete situate eshte qe Euro po forcohet me ritme shume te larta se ti Andi e kishe merak ne kohen qe po i rritej vlera Lekut tone ( dhe po te dobesohej Euro sic!)

    Merr dhe shkruaj dicka qe Leku po merr tatepjeten.

    Gazetari jo profesionale. Po ku e gjeten shqiptaret profesionalizmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *