• |
ide | kryesore

Dramatike/ 662 viktima në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Planet, Të fundit



Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 8165 . Vetëm në 24 orët e fundit 662 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Numri i personave të infektuar është 80 539. Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie. Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona.

Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë. Aty janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme. Numri i viktimave në këtë rajon është 4861. Deri më sot në Itali janë kryer 351 060 tampon



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *