• |
ide | kryesore

Gruaja me koronavirus fshehu udhëtimin në Itali, mbyllet pavioni i spitalit në Lezhë

Lajme, Të fundit



Një paciente në pavionin e ortopedisë në spitalin e Lezhës është prekur nga koronavirusi. Pacientja me koronavirus ishte shtruar në spital prej disa ditësh, pas një ndërhyrje kirurgjikale.
Ajo ishte kthyer dy javë më parë nga Italia, por nuk ia ka treguar këtë fakt doktorëve. Vetëm pas disa ditëve me temperaturë gjatë shtrimit në spital, pacientja ka treguar për udhëtimin e saj në Itali.
Mëngjesin e sotëm, kur kanë marrë përgjigjen pozitive të testit të pacientes, drejtuesit e spitalit kanë vendosur mbylljen e pavionit të ortopedisë dhe izolimin e stafit mjekësor dhe atij sanitar.
Atyre i janë marrë tamponët dhe presin të marrin rezultatet e testimit. Aktualisht në Lezhë numri i personave të infektuar ka arritur në katër, tre prej të cilëve janë staf mjekësor.



4 Comments

  1. Prap nje tjeter qe nuk tregon qe ka qene ne Itali ????
    Pse jemi popull kaq i trashe ? Tani i gjithe stafi i orthopedise do mbyllet per 2 jave.
    Nuk e kemi kete luks te rrime pa mjeke as dhe nje dite , jo me 14 dite.
    Mbase ka shkuar te punoje si prostitut dhe i ka ardhur turp te thote.

  2. Kjo ka te beje me ate qe sistemi TIMS duhet te kishte identifikuar te gjithe personat e ardhur nga Italia dhe keto lista te ishin shperndare ne te gjitha qytetet dhe te gjithe keto persona te testohen. Sa e veshtire eshte kjo per tu bere o njerez te paafte qe te vetmen aftesi keni eshte te manipuloni dhe te vidhni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *