• |
ide | kryesore

Lazio sheh skenar të ndërtuar nga Juventus e Inter: “Kanë interes të ndalin Serie A”

Sport



Emergjenca Covid-19 është në kulmin e saj, por në botën e futbollit italian vazhdohet të diskutohet mbi mundësinë për të mbyllur ose jo kampionatin. Presidentët e Serie A kanë pozicione të ndryshme, me dy fronte të ndara mes treshes së parë, që mund të përcaktohen me Lazio nga njëra anë, që dëshiron të kthehet në fushë, e Juventus me Inter në anën tjetër. “Juve e Inter kanë interes të anullojnë sezonin – ka akuzuar Arturo Diaconale, zëdhënës i Lazio -. E pastaj egoisti është Lotito”.

“Juventus autorizoi disa lojtarë të largohen nga Torino e të kthehen në vendet e tyre të lindjes për të qenë pranë familjarëve të sëmurë. Të njëjtën gjë bëri edhe Inter me motivacion të ngjashëm me atë të shoqërisë së udhëhequr nga Andrea Agnelli – shkruan Diaconale -. Asnjë nga drejtuesit e dy shoqërive nuk ka parashikuar se sapo të vendosin të rikthehen, këta sportistë janë të detyruar të ndjekin një karantinë prej të paktën dy javë e se në kthim mund të gjejnë një situarë të kompromentuar nga zbulimi i disa shokëve të infektuar nga koronavirus.

Pandemia ka goditur lojtarë të skuadrave të tjera, duke i vendosur këto, përvec Juventus e Inter, në një gjendje të vështirë në rast se aprovohet rinisja e stërvitjeve, natyrisht edhe ajo e kampionatit. Kështu, hapet interesi i disa shoqërive për të anulluar kampionatin, sikur 3/4 të mos ishin luajtur kurrë e të heqin dorë jo vetëm nga dorëzimi i titullit, por edhe përcaktimin e skuadrave që do të rrëzohen një kategori më poshtë. Një interes i tillë, që mund të duket edhe i ligjshëm apo i kuptueshëm, mbështetet në parashikimin e pandemisë së koronavirus, që është e destinuar të zgjasë për gjithë pranverës e madje verën, duke detyruar qeverinë të zgjasë bllokimin e personave apo aktiviteteve. Por mbi cbazë shkencore mbështetet një parashikim i tillë? Eksperienca në Kinë, Korea e Jugut e Japoni të lënë të shpresosh se ofensiva e virus nuk është e destinuar të zgjasë kaq shumë por, edhe falë masave të ndërmarra, mund të ezaurohet sipas ritmeve të ndjekura nga gripe të tjerë që janë shfaqur në vitet e kaluara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *