• |
ide | kryesore

Mediat botërore/ Rrëzimi i Kurtit u pilotua nga SHBA (komentet)

-Instant, Kryesore, Lajme



(E përditësuar) Një pjesë e madhe e mediave perendimore dhe analistëve të diplomacisë po e shikojnë rrëzimin e qeverisë Kurti si formë të përplasjes mes ShBA dhe BE. Ky dyzim që filloi që në gushtin e 2008-ës, kur për herë të parë u formulua publikisht ideja e shkëmbimit të territoreve ka marrë një formë më të dukshme së fundi me mocionin për rrëzimin e kabinetit VV-LDK.  Këtë vëren në një shkrim të saj pas mocionit edhe Bloomberg.

“Largimi i Kurtit shfaqi edhe një ndasi të pazakontë mes fuqive Perëndimore. Përderisa ambasadorët e BE-së, ai i Gjermanisë dhe i Francës, dolën kundër mocionit të mosbesimit, SHBA-ja, tha se ishte e kënaqur me mocionin. Kjo reflekton edhe dallimin për mënyrën se si duhen rregulluar marrëdhëniet me Serbinë” shkruan Bloomberg. “Tani SHBA-ja po bën presion për një qasje që kundërshtohet haptas nga vendet kyçe evrpiane”, tha për këtë media, Gerald Knaus, kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një ‘think-tank’ me bazë në Berlin.

Lexo më tej:

Armand Shkullaku: Rrëzimi i Albinit, triumfi i një modeli

Sipas “The Guardian”, përplasja ka elementë lokalë, por është nxehur edhe nga ndarja mes Evropës e SHBA-së, me administratën e presidentit amerikan Donald Trump që është i vendosur të arrijë shpejt marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë. Shtëpia e Bardhë ka shtyrë arritjen e një marrëveshjeje sivjet, në diçka që do të shihej si triumf i diplomacisë për Trumpin. Përderisa Thaçi ishte i dëgjueshëm, Kurti ishte më skeptik. BE-ja po ashtu dëshiron negociatat, por ka ecur me hapa më të ngadalshëm dhe është më e shqetësuar për një marrëveshje që mund të përfshijë shkëmbime territoriale. Këto tensione kanë dalë në sipërfaqe para mocionit të mosbesimit, me shtetet evropiane që reaguan duke kundërshtuar votimin, edhe pse ambasadori amerikan po e përkrahte.

Andi Bushati:Ata që votuan me maska, nuk rrëzuan Albinin, pështynë mbi zgjedhësit

Një reagim ka pasur në rrjetet sociale edhe Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit.  “Lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin dhe shumicën e LDK-së. Do të jetë fitore e Pirros. Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme dhe dyshoj që do të kalojë ndonjë marrëveshje”, shkruan ai në “Twitter”.

Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, i tha New York Times, Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qëndrimin amerikan me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion. “Si dëm kolateral, ata rrëzuan një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

Edhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti. FAZ ka shkruar se zyrtarisht ka pasur polemikë për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenës, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”.

Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli. “Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare u rrit kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.

Parlamenti i Kosovës miratoi të mërkurën mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim. Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrah nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala. Me këtë vendim, qeveria “Kurti” bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 50 ditë punë.

Pas miratimit të mocionit, presidenti Thaçi do t’i japë një tjetër mandat Kurtit për ta gjetur sërish votat pas prishjes së marrëveshjes me LDK-në. Në pikpyetje është se sa kohë do të vonojë Vetëvendosje të paraqisë një emër se për këtë kushtetuta nuk përshkruan një afat. Nëse Kurti nuk i bën votat brenda 15 diteve nga dorzimi i emrit,  gjë që duket e pamundur, pasi ai u rrëzua me shumicë dërrmuese, atëherë mandati i takon LDK-së. Një tjetër skenar që përflitet është krijimi i një qeverie të unitetit derisa të kalojë pandemia e koronavirusit dhe më pas vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane taz” -“Die Tageszeitung në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

©Lapsi.al



28 Comments

  1. E qarte qe shbas nuk i ruhet shume per shtete e popuj pa peshë ne arenen nderkombetare dhe as do tia dije per stabilitet e paqe ne evrope apo ballkan, ata thesht shofin iteresat e tyre afatmesme dhe afatgjata, por edhe ato te momentit.

  2. Kete nuk kuptoje albini ne kosove dhe keta albinet ne shqiperi se kush eshte amerika dhe cfare te ben amerika per vlerat demokratike,ju shpellkare shkoni nga rusia dhe islami ne te tjeret zgjedhim statujen e lirise

      1. Ky shpellari duket se e ngatëron “Statujën e lirisë” në New York, me trastën e bajgave të kalit të Edvin Skënderbeut.

    1. E di si eshte pun,a robt si puna jote (fatkeqsisht ka me shumice) nuk kane mend qe te llogjikojne por vazhdojn akoma me idhuj, dikur kishit Enverin ndersa tani qe ndryshuan gjerat keni Ameriken.
      Po pse mor derr, a nuk eshte Amerika ajo qe shkatarroi lindjen e mesme?
      A nuk eshte Amerika ajo qe mushtoi Afganistanin, Irakun, ajo qe po shet bomba qe te bombardohet popullsia e jemenit, ajo qe furnizoi me arme dhe ISIS-n, ajo qe organizoi grushtin e deshtuar ne Venezuele.
      Ju keni nje boshllek te madh ne veten duaj dhe duhet patjeter ta mbushni me dicka. A e di ti mo idiot analfabet historine e kanalit te Panamase?
      A e di te qe Panamaja ishte pjes e Kolumbise, por e pushtoi Amerika jote e dashur (pjesen e panamase) , vuri nje diktature ne pushtet dhe si shperblim ajo i dha Amerikes Kanalin e Panamase.

      I vetmi shtet (te pakten ne dijenine time) qe e ka ndihmuar shqiperine ka qeme Austro-Hungaria, dhe Italia ne vitet e fundit.

  3. Veshtire qe historia e njeriut te mund te identifikoje nje flote ajrore ne veprim më te fuqishme dhe më te sofistikuar se flota ajrore amerikane qe çliroi Kosoven. Ose tjeter mund te themi, per ta lidhur me situaten, nese mund të lidhet, psh se vetem nje flote e tille mjekesore amerikane mund ta shpetoje boten nga korona-virusi i se tashmes dhe nga viril- virusi i se ardhmes qe po vetmodifikohet ne fshehtesi brenda ose jashte organizmit njerezor, dhe qe rri ne pritje per te sulmuar ne befasi si hajduti i nates.

  4. Ti AS tregon se amerika ben kete ben ate,por ti o kelyshi i enverit e salihut kerkon ti beje rusia kina gjermania irani arabia turqia vetem amerika jo,ka nje shprehje boterore Peshku i madh do ta ha gjithmone Peshkun e vogel,eshte si puna ne jeten e kafsheve Luani lideri ne boten e kafsheve ShBA eshte per njerzimin ky ka qene dhe do jete realitet ndryshe ti shko ne pidh te semes,o rrotekari i stalinit

    1. A mer i pa emer sa driteshkurter qe jeni, njerezimi ka mijra vjet qe ekziston , nuk ka fillu me ameriken. E as nuk do mbaroi. Persa i perket peshkut nuk besoj se e ke mendu gjate, sepse sido qe ta maresh ne i bie qe te jemi peshku i vogel… Mbase ti kaq vetvlersim ke per veten. Me ju eshte e kote te diskutosh pasojat e Enverit do te ndihen edhe 2-3 breza te tjere, nuk e di ri car eshte liria, demokracia, dinjiteti, dhe besoj se do vdese pa e dit. Nje sugjerim kam frustrimin qe ke pasur qe ne femijri, mos e shfaq duke sha e duke ofendu te tjeret, mundohu te permbahesh.

    2. Ne pyetje kam une per ty:
      Nqs Lideri, Luani, Amerika do te kerkonte me ul breket ti car do te beje?

      a. nuk do i ulje
      b. do i ulje
      c. do i ulje, por do i kerkoje pak vazeline

      Shpresoj te keflektosh. Secili shtet mendon vetem per te miren e vet, jo per tonen. Ne nese duam duhet ta bejme vet vendin tone, po pritem te na e bejne te tjeret, nuk besoj se do ekzistojme me si komb.

  5. -O-rob qire ne Amerike ke shkuar qe ande ha mut-o moter dhe grua qire -pa emer-prandaj shkruan dite dhe nate.

  6. @ kina Qe kur filloi te hyje farà e hisllit ne amerike u dhi ky muhabet
    Vershuan njerezit e rinj nga te kater anet e lindjes ndoshta edhe ky
    Po’ per kete nuk e besoj.
    Si qe thote kam statujen e lirise
    Ka pas fillimisht popvic mugoshen ,titon,Stalin,Mjao c’è dunin
    Pastaj ngeli me 6 dite buke dhe kembezbathur mori arratine .
    Lere te shkretin te haje nje cope buke
    si komentaxhi me pagese.

  7. Kina ja u ka qire ju o-mavite- e ketij vendi prandaj kini dale gjysma rrace e verdhe dhe ini bere -koronaviruset-e ketij vendi o moterdhe grua qire sepse kini gjak Kinez dhe per nostalgjine tuaj po perform kete pseudonim o-pa emeri mavi-.Kurse ti o mama qire ke frike te komentosh me pseudonim.se te ka hyre lepuri ne bark .Komenton dite dhe nate me -iPad emer-sepse ini soj frikacakesh nga ata qe fshiheshin ferrave ne lufte ,dhe mbas lufte u hoqet sikur kishit cliruar vendin .Ju ini pjelle e -buceve-komuniste ku me te prishur sistemi iket nga syte kembet per te shpetuar kokat tuaja nga frika e ndonje hakmarrje.Dhe tani ha mut qe nga emigrimi.Po te jap nje keshille ruaji ato shkerdhat qe ke ne shtepi se po te dalin Semaforeve -te botes .Te faleminderit per mirekuptimin -o moter dhe grua qire I pa emeri ores 12;28.

  8. Kina ja u ka qire ju o-mavite- e ketij vendi prandaj kini dale gjysma rrace e verdhe dhe ini bere -koronaviruset-e ketij vendi o moterdhe grua qire sepse kini gjak Kinez dhe per nostalgjine tuaj po perdorkete pseudonim o-pa emeri mavi-.Kurse ti o mama qire ke frike te komentosh me pseudonim.se te ka hyre lepuri ne bark .Komenton dite dhe nate me -iPaemer-sepse ini soj frikacakesh nga ata qe fshiheshin ferrave ne lufte ,dhe mbas lufte u hoqet sikur kishit cliruar vendin .Ju ini pjelle e -buceve-komuniste ku me te prishur sistemi iket nga syte kembet per te shpetuar kokat tuaja nga frika e ndonje hakmarrje.Dhe tani ha mut qe nga emigrimi.Po te jap nje keshille ruaji ato shkerdhat qe ke ne shtepi se po te dalin Semaforeve -te botes .Te faleminderit per mirekuptimin -o moter dhe grua qire I pa emeri ores 12;28.

  9. Epo tani Kosova duhet i hapë luftë SHBA, meqë kjo paskej shkarkuar për 50 ditë kryeministrin e saj marksist.

  10. Ja shikoni perfaqesuesit e brezit kur shqiperia ushqehej me Tollon dhe me ushqimet e cernobilit,pastaj kur salihu mori pushtetin ju filluar te ushqeheni me cokollatat turke Hilal pa shkolle pa taban erdhet dhe vodhet gjithca ne termin salihist toke e xanun,dhe prej dy vjetesh jeni bere dhe pro ruset e rrezikshem te shoqerise sone por Luani shba nuk pjerdh per ju e per eurot qe ju jep rusia,nje rrotkari kina popullore shkon deri aty sa kines tja rruni,paska dhe kinezdashes salihu i vicidolit,ju keni te drejten tuaj te zgjidhni lindjen dhe islamiket xhihadit qe ne shqiperi perfaqesohen nga salihu qe ne 1992 kur salihu e futi vendin ne org islamike,amerika mban rendin boteror kjo e pranuar nga te gjithe bota perendimore,tani shkoni futjani nje sup me lakuriq te gatuar nga guzhunjeri Salih

  11. O rob qire komentin lexoje mire,une ja u kam qire me prag dhe oxhak me babain tuaj shpirteror me motren tuaj Kinen dhe cú mban pragu o pjella e poshter komuniste,qe I lexon me bythe ,por nuk paske faj qe shkruan komentet me te dhjerosura si ti nuk di te lexosh o kerrme e pa kalbur qe jeton permbi dhe.Ike o vemje e kuqe ,ike me te shumtit ,po ka mundesi se do ikesh me mut ne goje o mother dhe grua qire-mavi-

  12. Ti kina te qifte,mos perdor haloperidolin se nuk ndjehesh mire si ketu lart te ky komenti,paracetamoli te qeteson o kina te qifte,ti mor morracak i kuq nje dite te bukur u bere morr Blu dhe kujton se u lirove,por ti harron genin tend te Kuq flake,tani mbas supes me lakuriq futi nje kamomil

  13. Si urdhron o moter dhe grua qire do zbatoj urdhrat dhe keshillat tende ,por me perpara dergoe gruan dhe motren tende te na bejne nje gojore.

  14. Ti kina te qifte,ti ke shkuar deri aty sa dhe motren dhe mamin e ke palluar per ideal te salihut dhe kines popullore,ti vazhdo qiji motren dhe mamin se duhet te pjellesh kelyshet dhe ata me vone ta luftojne shba,pi kamomil por mbas supes me lakuriqe

  15. Hajt motren dhe gruan ishalla ta qifshin ne Semafor atje ku je,vetem te te rroje Partia-o-MAVI-mamin po ta kesh gjalle do e kem kujdes une mos u merzit.

  16. PRA SHBA RREZOI NJE QEVERI TE ZGJEDHUR NE MENYRE DEMOKRATIKE. DMTH ATA QE DALIN ME PARRULLEN SE NE SJELLIM DEMOKRACI DHE LIRI PER POPUJT, AS QE E RRUAJNE FARE NE TE VERTETE PER DEMOKRACINE POR THONE OSE BEJ CFARE THEMI NE OSE ZHDUKU . KJO TE NDERUAR MIQ QUHET DIKTATURE DHE JO DEMOKRACI, SEPSE NUK RESPEKTOJNE VULLNETIN E SOVRANIT. BOLL ME TEORITE SE SHBA ESHTE SHEMBULL I DEMOKRACISE , THONI QE ESHTE SHEMBULL I ARROGANCES DHE DIKTATURES MBI POPUJT. KUR VENDOS TARIFA APO SANKSIONE SHBA SI I DO QEJFI NE MBROJTJE TE INTERESAVE TE VETA ASKUSH NUK MUND TA FRENOJE APO GJYKOJE, PRA NE SI POPUJ JEMI NEN PUSHTETIN E TE FORTIT DIKTATORIT DHE JO DEMOKRACISE. KY ESHTE MENDIMI IM I LIRE.

  17. Keto jane futjet qe i ben europa SHBAs per inate personale. Kjo reflektohet edhe tek neve, mua njehere qekur ka filluar evropa te ket impakt ne shqiperi ka ik jeta pikiat, dhe e keqja eshte se skam bere as vrasje as vjedhje as mashtrim.

  18. hahahha ky Kina popullore qenka bythqi…u kruaka me te gjithe dava shpellari i Sali Kurves ku mblidhen gjithe bythqit ketu te Bushati ! jane grup siduket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *