• |
ide | kryesore

Meta rikthen në Kuvend ligjin për pronat: Rrezikon të krijojë tension kushtetues

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Ilir Meta me anë të një dekreti ka kthyer për rishqyëtim në Kuvendin ligjin për procesin kalimtar të pronave në Shqipëri. Në një njoftim nga Presidenca, bëhet me dije se Meta ka gjetur disa probleme në këtë ligj dhe kërkon nga deputetët që të reflektojnë dhe në miratimin e dytë t’i kenë bërë ndryshime.

Sipas Kreut të Shtetit njo nismë ligjore nuk kaloi për miratim si paketë bashkë me ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, siç u propozua, ndërkohë që u kërkua opinioni i Komisionit të Venecias për dispozita të projektligjit, të cilat kishin të bënin me kriteret për konfirmimin e të drejtës së pronësisë për tokën bujqësore për personat që dispononin Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi.

Më tej Presidenti shton se pasi është konsultuar me Kushtetutën dhe me kuadrin ligjor në fuqi, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas Metës ky ligj: cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

“Është e nevojshme që parashikimi i bërë në nenin 12 të ligjit nr. 20/2020 të rivlerësohet edhe një herë nëse duhet të jetë ose jo, pjesë e ligjit nr. 20/2020. Kjo dispozitë e vendosur apo renditur në mënyrë të gabuar në dispozitat e këtij ligji do të krijonte pasoja të rënda, dhe mbivendosje kompetencash midis dy organeve, çka do të sillte veç të tjerash, trajtimin e subjekteve të të njëjtit ligj në mënyrë të pabarabartë dhe krejtësisht të ndryshme, duke shkaktuar diskriminim”, shkruan Meta në arsyetimin e tij.



3 Comments

  1. MERO GELBAZA DHE SOKOL BALLA ,ZAGARI TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE LAL ERI thotë:

    MERO GELBAZA DUKET SHUME I TRISHTUAR PSE ILIR META E KTHEY KETE LIGJ NE PARLIAMENT ,SI DUKET DO TE VJEDH EDHE KY NOJ COPE TOKE AFER DETIT DIKU?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *