• |
ide | kryesore

Ndërhyn policia tek dyndjet për ndihmat e karantinës

Lajme, Të fundit



Premtimi i kryeministrit Rama për shpërndarjen e ndihmave në ushqime për familjet në nevojë dhe mungesa e organizimit dhe transparencës, ka krijuar dyndje në njësitë bashkiake. Gra, burra, të moshuar dhe të shoqëruar me fëmijë kanë nxituar të pyesin në një nga njësitë bashkiake të Tiranës, duke krijuar radhë dhe grumbullime.

Në transmetimin direkt të televizionit Abcnews, u pa se vetëm ndërhyrja e policisë i shpërndau qytetarët, për të krijuar një distancë të nevojshme. (foto më lart)

Disa prej tyre treguan se kishin ditë në veshtirësi ekonomike dhe fëmijët i kishin ushqyer vetëm me bukë dhe ujë.



6 Comments

  1. Keqmenaxhim i bashkise. Mos na dalin neper tv e te na bejne show, por te organizojne punet, ne te kundert te japin doreheqjen

  2. Keta jane aq te paafte dhe makuter sa nuk dine ti japin drejtim puneve. Jane te zote vetem me montime, manipulime e inskenime. Ore qelbesira te pakten Televizionet i keni, beni te qarte per publikun si menaxhohen keto ndihma dhe vini ne dispozicion te te pamundurve sherbimin postar qe te mos grumbullohen hallexhinjte. Pastaj del Kari i gjate e thote respektoni distancen. Po si ta respektojne mer kokrra e karit kur ti bashke me ate picken e vogel te bashkise ja u ben akoma me te veshtire jetesen.

  3. Shpellkaret e salihut te paret per te mare ndihmat dhe per te krijuar rremuje ne pikat e ndihmes,kjo rremuje eshte e qellimshme nga skifteret e lakuriqet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *