• |
ide | kryesore

Një vit i dështuar me Inter nuk i ul vlerën: duel anglez Spurs-United për Godin

Sport



Diego Godin sigurisht që duhet të kishte menduar tjetër eksperiencë me Inter, pasi u transferuar nga Atletico Madrid. Por qendërmbrojtësi uruguajan nuk e bindi dot kurrë plotësisht Antonio Conte, që shpesh preferoi të riun Bastoni, përpara eksperiencës së 34 vjecarit. Kështu, në fund të sezonit rrugët mund të ndahen, me Godin që ka të interesuar dhe shumë madje në Premier League. Sipas Mirror profilizohet një duel Tottenham-Manchester United për mbrojtësin.

Fajtore është mbrojtja me tre që nuk i përshtatet karakteristikave të tij e një raport i komplikuar me Conte. Kështu, në shtëpinë e Inter dëgjojnë me interes propozimet që kanë si objekt 34 vjecarin e mbrojtjes. Mourinho po kërkon përforcime për prapavijën e mezi pret të ketë një si Godin, të cilin e kërkoi pa sukses në kohët kur drejtonte Manchester United. Me Jans Vertonghen në dalje me parametër zero, Special One kërkon eksperiencë për të rritur në nivel Davinson Sanchez e 20 vjecarin e prespektivës Japhet Tanganga.

Ish-qendërmbrojtësi i Atletico i pëlqen edhe Manchester United. Pasi firmosi me Maguire në sezonin e kaluar, Solskjaer kërkon ti vendosë pranë një mjeshtër të mbrojtjes me katër, për të blinduar repartin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *