• |
ide | kryesore

“Nuk jemi të gjithë CR7” portieri i Serie B kundërshton shkurtimin e pagave

Sport



Në kohën kur e gjithë bota flet për shkurtimin e mundshëm të pagave të lojtarëve (në Bundesliga e në Ligue 1 shumë skuadra e kanë bërë tashmë), nga Cittadella vjen një kundërshti e fortë për hipotezën e menduar nga Lega e nga klube të vecantë: “Nuk jemi të gjithë Cristiano Ronaldo” ka deklaruar portieri i klubit venet, Alberto Paleari.

“Nëse do të bëhej fjalë për të vonuar pagat për një muaj e pastaj të marrim dy muajin pasardhës, do thosha po pa probleme. Por nëse po flasim për të ulur rrogën atëherë me gjithë ndershmëri do të thosha jo”, ka thënë numri 1 i Cittadella, që shton: “Nuk jemi si CR7, që nëse i heqin dy muaj rrogë nuk është se futet në vështirësi. Po na i hoqën ne, troket pronari i shtëpisë e kërkon qeranë. Mendoj se duhen dy pesha e dy masa”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *