• |
ide | kryesore

Pallati mbretëror njofton mbi gjëndjen shëndetësore të princit Charles dhe mbretëreshës Elisabeth

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi për Princin Charles.
Në moshën 71-vjeçare ai doli pozitiv ndaj COVID-19 dhe mësohet se momentalisht gjendja e tij është nën kontroll.

Ai është izoluar në shtëpinë e tij në Skoci dhe nga aty po kryen disa nga detyrat e tij kryesore.

Pas këtij lajmi të gjithë sytë i kthyen nga mbretëresha, e cila është edhe në një moshë të thyer.

Pallati mbretëror për t’i qetësuar të gjithë tha se Mbretëresha dhe Princi Philip janë të vetizoluar dhe gëzojnë shëndet të plotë.
Megjithatë nuk dihet nëse ata e kanë bërë testin ose jo.
Për të bërë situatën më të qartë, ata kanë publikuar edhe një foto të saj duke folur në telefon dhe gjendja e saj shëndetësore duket e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *