• |
ide | kryesore

Rama merr shembull nga Kina, premton ndërtimin e një spitali për 30 ditë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë panë sot nga afër ambientet një ish-universiteti privat në Tiranë që shpallën do të kthehet në një spital COVID-19 në vend.

Kryeministri deklaroi se godina do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me Covid-19 që janë drejt shërimit. Rama theksoi se sfidë për qeverinë mbetet kthimi në spital për një afat prej 30 ditësh.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiuliu dha detaje se si do të funksionojë dhe lehtësirat që ajo do të ofrojë ky spital.

“Çdo dhomë ka tualetin e saj, do të adaptohen për ata të sëmurë drejt shërimit. Në Kushte që mund të adaptohet shpejt, një farmaci, një depozitim të vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Na lehtëson se ka vendin e parkimit. dhe në një fazë të dytë zhvillimi mund të shërbejë si një strukturë spitalore, por që mund t’i shërbejnë universitetin. Mund të përshtatet edhe në plan afat gjatë. Brenda një afati 20 ditor neve do të fillojmë punën, ky është skenari i katër se tashmë i kemi kapacitet aktualisht”, shtoi Manastirliu.

Një lajm që habiti botën dy muaj më parë ishte sesi Kina shndërroi një godinë të vjetër në spital për të sëmurët me koronavirus brenda 10 ditësh. Lajm që duket se, së bashku me mungesën e kalaciteteve spitalore të vendit tonë, kanë frymëzuar Ramën të kërkojë krijimin e një spitali të ri brenda një muaji. /Lapsi.al



13 Comments

  1. Spitali i Rames do jete lyerja e nje godine ekzistuese ,mbase disa ndarje te brendeshme dhe mobilimi me krevate e komodina,kurse Kina beri spital jo konvikt per tete dite

  2. Ifrymezuar nga mesimet e Enverit-e vuri kete vend ne diktature,I frymezuar nga tezat e Titos,bashkpunoi me Thacin dhe serbin Vucic per ti dhene nje pjese te Kosoves Serbise,ku arriten deri sa ta rrezojne qeverine e Albin Kurtit ne kete krize pandemie ,I frymezuarnga mesimet e Mao Ce Dunit ky po na I kthen unversitetet ne Spitale,I frymezuar nga filmi -Ali Baba dhe dyzet hajdutet-e griu kete vend dhe kete popull me gjithe shpuren e tij duke grabitur dhe vjedhur .i frymezuar nga Nastradini ,vetem genjen dhe mashtron.

  3. Propaganda vazhdon per ti treguar miletit qe po perpiqet. Kjo pune duhej te behej me kohe dhe kufiri duhej mbyllur qe kur plasi keq ne Itali. Tashti thjesht po ben menaxhim te demit kur mund te kishte parandaluar ate ose ta kishte kaluar me lehte se vendet e tjera

  4. Kane fillu vizitat te mjeku me celular. Ti i thu shqetesimin ai te nis rrecetn me whatsypxhixhi. Te dhjefsha alienet.

  5. Hahahaaaaaa . O karagjoz .Ska mbaru loja e ” pandemis” globale akoma!!!!!!. A po kur ti bjer bilbilit …….

  6. Shiteni Shqiperine te gabi o kriemilesh. Kur komenton edhe Denis Dyrrleshi Albin Kurtin, nxirreni Shqiperine te gabi po Kosoves i rrujne bishtin, Serbi, Drama, Dyrrnjaja dhe pazaraket neokomunist.

    Spitali? Kina ben spital PS ben propagande. Vetem nese e bejne me paret e termetit ose me kursimet e lali llumit.

  7. Per 30 dite pajisje me dysheke krevate dhe perde…..
    Evgjiti poshte pallatit tim e pergatit 3 here me shpejt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *