• |
ide | kryesore

Rivaldo goditje poshtë brezit për Lautaro: “Nuk është zgjidhja për Barcelonën”

Sport



“Lautaro Martinez nuk është gati për Barcelonën”. Ky është mendimi i Rivaldos, kampioni i botës me Brazilin, që, ashtu si bën të ditur AS, nuk mendon se sulmuesi argjentinas i Inter mund të jetë një përforcim i përshtatshëm për katalanasit, të cilët i shtyn për rikthimin e bashkëkombasit të tij.

Rivaldo pretendon se në Katalonjë duhet një lojtar më gati … e brazilian si ai: “Lautaro nuk është zgjidhje. Neymar është gjithnjë prioriteti im për të përforcuar Barcelonën. Martinez është vetëm 22 vjec. Duhet ende të rritet e të fitojë eksperiencë. Për tani është një lojtar i mirë që mund të bëhet i madh në të ardhmen. Besoj se Barcellona duhet të përqendrohet fillimisht të rikthejë Neymar në shtëpi. Është 28 vjec e ka ende shumë për të dhënë. Do të ishte një lëvizje e madhe: njeh klubin e ka një personalitet që i lejon të bëjë diferencë pa patur frikë të ndajë shkëlqimin me Messi. E mendoj se edhe Leo është i lumtur që ta ketë sërisht”.

E sa i përket brazilianëve tek Barcelona, Rivaldo ka një mendim edhe për Ronaldinho. “Nuk kam folur me të që kur u arrestua në Paraguay. Mund vetëm ta inkurajoj e ti uroj që e gjitha të mbyllet si duhet. Jam i bindur se kur kjo të përfundojë, Ronaldinho do të dalë më i fortë”. E në nostalgji, Rivaldo ka kujtuar edhe një episod në Brazil -Angli në Botërorin 2002, kur Ronaldinho befasoi Seaman nga distanca me goditje dënimi. “Pas ndeshjes i thashë si i shkoi në mendje. E më tha se e kishte studiuar Seaman e se e dinte tendencën për të bërë dy hapa para. Kështu që kërkoi ta befasonte … dhe e befasoi”.



1 Comment

  1. “Goditje poshte brezit” quhen goditjet e paligjeshme ne sportin e boksit. Rivaldo ka dhene mendimin e tij per kete lojtar. Ku eshte paligjshmeria ketu ? Nuk ka thurrur ndonje komplot apo te shpike lajme te rreme . Thjesht ka dhene nje opinion qe dhe per mua eshte i vertete. Niveli i Lautaros nuk perputhet me nivelin e ekipit te Barcelones. Pike.
    Gazetar idioti, qe do te perdore fjale apo shprehje qe nuk ju a di kuptimin, duhet te shkoje ne shkolle dhe te lexoje pak me shume.
    C`ju a ben mire KM qe ju quan `kazan`. Ju jeni katandisur kazan i ndryshkur plote vrima, se dhe kazani i vertete e ben nje pune te mire. Kursje ju vetme idiotizma dini te shkkruani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *