• |
ide | kryesore

Rrëzimi i Albin Kurtit ndan ShBA nga BE/ Dy vështime kontadiktore për dialogun me Serbinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pjesë e madhe e mediave perendimore dhe analistëve të diplomacisë po e shikojnë rrëzimin e qeverisë Kurti si formë të përplasjes mes ShBA dhe BE. Ky dyzim që filloi që në gushtin e 2008-ës, kur për herë të parë u formulua publikisht ideja e shkëmbimit të territoreve ka.marrë një formë më të dukshme së fundi me mocionin për rrëzimin e kabinetit VV-LDK.  Këtë vëren në një shkrim të saj oas mocionit edhe Bloomberg.

“Largimi i Kurtit shfaqi edhe një ndasi të pazakontë mes fuqive Perëndimore. Përderisa ambasadorët e BE-së, ai i Gjermanisë dhe i Francës, dolën kundër mocionit të mosbesimit, SHBA-ja, tha se ishte e kënaqur me mocionin. Kjo reflekton edhe dallimin për mënyrën se si duhen rregulluar marrëdhëniet me Serbinë” shkruan Bloomberg.

“Tani SHBA-ja po bën presion për një qasje që kundërshtohet haptas nga vendet kyçe evrpiane”, tha për këtë media, Gerald Knaus, kryesues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një ‘think-tank’ me bazë në Berlin.

Një reagim ka pasur në rrjetet sociale edhe Florian Bieber, profesori i Qendrës për studime juglindore në Universitetin e Grazit.  “Lëvizje e papërgjegjshme me shumë përgjegjës: Grenellin, Thaçin dhe shumicën e LDK-së. Do të jetë fitore e Pirros. Aleancës BE-SHBA iu shkaktuan dëme të pariparueshme dhe dyshoj që do të kalojë ndonjë marrëveshje”, shkruan ai në “Twitter”.

Kjo është dukshëm pasojë e lojës së ashpër që amerikanët po e luajnë tani”, i tha New York Times, Wolfgang Petritsch, ish-emisar i BE-së në Kosovë.“Kjo është njëfarë, si ta them, diplomaci ‘Rambo’”, tha Petritsch, duke e krahasuar qëndrimin amerikan me atë të protagonistit të famshëm të filmave aksion. “Si dëm kolateral, ata rrëzuan një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike”, shtoi Petritsch.

Edhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti. FAZ ka shkruar se zyrtarisht ka pasur polemikë për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenës, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”.

Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli. “Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare u rrit kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.

©Lapsi.al

 



4 Comments

    1. Ja ta zëmë se ishte marksist. Ça di ti për Merksin more trap, jam i sigurtë që je komplet idiot i pashkollë që nuk di gjë.

  1. Nuk e rruan shba per gjermanine dhe ne per kosoven ka vendosur veto dhe pike,albini ishte produkt gjerman qe kerkon qe zgjidhja e kosoves te shkoje me dekada,kete rradhe shba nuk veproj me bomba si beri klinton por me nderrim lidershipi qe i shkon pershtat shba,Kaq

  2. Donald Trap,hipokrit mendjemadh qe po vazhdon me e shkatrru Boten.
    Shurran qe pak dite me pare iu lepij Xi Jinping-ut,duke e quajtur mik te tij.
    Ky asht mendje fyelli, ironiku,karaxhozi me i famshem president i SHBA-se.
    I ka ardh koha me e rrezu’.
    Populli amerikan e ka kuptu gabimin,edhe pse vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *