• |
ide | kryesore

Rrëzimi i Kurtit/ DASH u përgjigjet akuzave për një plan të fshehtë Kosovë – Serbi

Lajme, Të fundit

Vjen reagimi i parë zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rrëzimit në Kuvendin e Kosovës të qeverisë së Albin Kurtit. Në faqen e DASH është publikuar një deklaratë e përbashkët e të Dërguarit Special të Presidentit, Richard Grenell, Ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special në Ballkanin Perëndimor për Kosovën, Matthew Palmer.

Të tre diplomatët amerikane hedhin poshtë se ka një plan të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Një plani të tillë i mëshoi edhe kryeministri Albin Kurti në senacën ku u votua mocioni i mosbesimit duke përmendur edhe emrin e Grenell.


“Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç disa kanë spekuluar. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë.

Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë” – thuhet në deklaratë e cila kërkon edhe një herë heqjen e tarifave ndaj Serbisë.

“Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme – dhe duke penguar rritjen ekonomike” – thuhet në deklaratë e cila ka edhe një mesazh për krerët e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.

Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

12 Comments

    1. Andej nga Arabia saudite nuk te vret njeri, madje eshte parajse demokracie, gazetaret e lire jane shume te nderuar dhe ftohen neper ambasada.

  1. Ca prononcim qesharak. Njejte si rama te na thote une jam: hajdut kriminel injorant medioker pervers shpirtzi hipokrit genjeshtar mashtrus etj etj . Nejse. Sejcili i ka per vete. Historia njeh plot perandori te zhbera .Nje dit edhe kjo perandori do te bjer. Pa dyshim.

  2. Normal qe ska plan per ndarje. Tjesht jane deklarata patetike qe bejne politikanet shqiptare per kredo patriotike, gjoja ja mua me dhimbset vatani. Sdine te bejne shah politik e ja flasin gomarlleqe

  3. te jesh ne anen e te ” forteve ” skutha nuk te ben te fort. Te jesh ne anen e te vertetes dhe te drejtes te ben te fort.

  4. Ja dhe nje shpure me komente kunder shba jane thirrje prej dy vitesh qe bejne kundra amerikes keta shpellkare te lapsit me dirigjent salih karaxhic berisha te mbeshtetur nga lulushi albini tosi Qimi buzhgala shkullaku bushati zheji sonila lesi meta titi dhe disa shpellkare kosovar,politika eshte art,ky frymzim rus I ka rrenjet largeta dhe te thella ketu ne shqiperi kete e ndihmon dhe zarfet ne miliona euro te hedhura nga rusia,prandaj o rrace e ndyre harrojeni qe rusia dhe kina qe ju dashuroni nuk kane vend ketu,e vulosen bombat e klintonit dhe politika e bushit per antarsim pa kushte ne nato

  5. Me vjen cudi si ky klyshi i komunistit i paemer e do ameriken
    Mua per vete gjithe jeten me Kane qujt armik ky soji i
    ketij nuk na jepnin as trisken e fronti(mutit)
    Se na thoshin Ju armiq i mbani syte nga Amerika.
    Amerika ja Ka Bo te zezen vetes qe
    Pranoi komunistet nga fronti i lindjes.
    Jane rraca me e ndyre dhe hipokrite.
    Populli i kosoves duhet ta ndaje shapin nga sheqeri ,dhe mos ta haje sapunin per djathe.

  6. nje ilajm nga amerika thote qe po shtohen rastet e virusit ishallah keshtu qofte u shtofshin dhe u shofshin qe te bjere bota ne qetesi ,ku fusin hundet ata as bari nuk mbin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu