• |
ide | kryesore

Sakrifica e Leeds: Bielsa e lojtarët vetë-shkurtojnë rrogat, për të paguar punonjësit në vështirësi

Sport



Në pritje për të kuptuar nëse do të vazhdojë ose jo kampionati i Championship, apo si kryesuese do ta ketë në dorë kalimin për në Premier League, Leeds luan bukur edhe jashtë fushës. Klubi ndërhyn për të ndihmuar personat e përfshirë nga pandemia koronavirus, edhe për aspektin ekonomik e jo ngushtësisht mjekësor. Lojtarët e orhanikës i kanë konfirmuar teknikut Marcelo Bielsa e shoqërisë vullnetin për të shkurtuar pagat për ti dhënë një dorë figurave profesionale që vërtiten në botën e Whites, e që tani janë në vështirësi.

Sipas asaj që është vendosur nga Football League, seritë minore angleze janë të ndalura deri në 30 prill. Por është ekstremisht e mundshme, për të mos thënë e sigurtë, që ndalesa do të zgjatet. Klubi i Yorkshire, si gjithë të tjerët, nuk mund t ë përfitojë nga të ardhurat derivuese të të drejtave televizive e nga “box office” i ndeshjeve: një goditje që vë në rrezik shumë vende pune. Janë 272 të punësuarit me kohë të plotë, plùs një rrjet bashkëpunëtorësh që punojnë në Elland Road në ditët e ndeshjes. Ja përse lojtarët kanë dhënë gatishmërinë e tyre shefit ekzekutiv Angus Kinnear e drejtorit sportiv Victor Orta për të bërë pjesën e tyre.

“Leeds United është një familje. Kjo është një kulturë që këtu është krijuar nga të gjithë. Nga lojtarët, stafi teknik, nga shoqëria e nga tifozët në tribunë. Përballemi me kohë të paqarta e për këtë është e rëndësishme të punojmë bashkë me klubin për të gjetur mënyrën më të mirë për ta kaluar këtë periudhë e të mbyllim sezonin në mënyrën që të gjithë shpresojmë” shkruhet në komunikatën e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *